Jo më farmaci veterinare, por shërbim bujqësor
Kontrolli i barnave që shiten në farmaci të ndryshme do të bëhet nga të dy dikasteret, Shëndetësia dhe Bujqësia. Duke nisur nga rastet sporadike, të evidentuara nga inspektorët e Qendrës së Kontrollit të Barnave është vendosur që shëndetësia në bashkëpunim me bujqësinë të hartojë një projektvendim.
Ky draft do të ketë për qëllim të bëjë disa ndryshime kryesore në legjislacionin aktual, duke nisur nga emërtesat e shërbimeve. "Të quhet shërbim veterinar dhe jo farmaci. Kemi diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, për hartimin e një drafti, i cili të ndihmojë në bashkëpunimin mes palëve për sa u takon kontrolleve", tha Besnik Jakaj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave.
Sipas tij, nga kontrollet e rastësishme nga inspektorët e QKKB-së, ka rezultuar që në farmacitë bujqësore tregtohen barna edhe për njerëzit. Kjo bie në kundërshtim me ligjin dhe me kushtet apo kriteret e parashikuara për tregimin dhe ambientin e vendosjes së ilaçeve për njerëzit. "Deri tani, hapësira ligjore ka parashikuar që kontrollet në subjekte të tilla të kryhen nga Ministria e Bujqësisë, ndërkohë që drafti do të parashikojë kontrolle nga të dyja palët, si dhe penalizime", sqaroi kreu i QKKB-së.
Nga ana tjetër, hyrja në fuqi e ligjit të ri për licencimin e subjekteve farmaceutike, ka ende shumë punë për të bërë derisa të shihen frytet e para. Pak kohë më parë, Parlamenti miratoi ligjin e ri për licencimin e subjekteve farmaceutike dhe ndryshimet për tregimin e barnave në Shqipëri. Sipas amendimeve të kryera, tashmë licencimi i subjekteve farmaceutike bëhet nga drejtoritë e autoriteteve rajonale përkatëse në të gjithë vendin. Lejen për të hapur një farmaci tashmë privatët e marrin nga këto drejtori rajonale dhe jo më nga Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu edhe shumica e kontrolleve kryhen pikërisht nga këto subjekteve që japin të drejtën për tregtimin e ilaçeve. Vetëm për dy muaj e pak nga Qendra e Kontrollit të Barnave janë gjetur 6 subjekte private, të cilët tregtonin barna pa licencë.
Edhe pse numri i këtyre farmacive pa licencë mund të duket i vogël, të "dëmtuarit" më të mëdhenj mbeten pacientët, të cilët për të përmirësuar gjendjen shëndetësore blejnë ilaçe të pakontrolluara nga autoritetet shëndetësore. Në këto kushte, në rast se rezulton që të sëmurët të blejnë ilaçe të skaduara, të cilat nuk bëjnë efekt, ose në rastin më të keq mund të kenë edhe efekte negative, asnjë strukturë, as ato shtetërore nuk mbajnë përgjegjësi për pasojat. Një vit më parë, rreth 60 farmaci janë penalizuar për shkelje të rregullave, për mungesë licencash, për parregullsi. Të 60 farmacitë janë penalizuar me gjoba ose heqje të drejte për ushtrimin e shërbimit deri në 2 vjet.