E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat kundër kandidatit të mazhorancës për komunën Dajt, reagon PD: Z. Rama distancohu nga krimet elektorale

02-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati Besim Kuka: Do e fitoj betejën, s’më ndalin dot bandat e Ramës


Deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj


UPDATE- Mbrëmë në darkë kocka mafioze e Edvin Kristaq Ramës, eksponent i krimit të Partisë Socialiste, qëlluan 4 herë në drejtim të kandidatit për kryetar të Komunës Dajt, Besim Kuka, me qëllimin e vetëm makabër për të fituar zgjedhjet duke eleminuar fizikisht kundërshtarin politik. Partia Demokratike dënon këtë akt të shëmtuar kriminal. PD i kërkon Edvin Ramës të distancohet dhe të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë për këtë tentativë për vrasje. Sikundër i bën me dije se për çdo dhunim, cenim, apo kërcënim të kandidatëve të Partisë Demokratike në mbarë vendin, do të ketë një përgjegjës dhe vetëm një, dhe ky do të jetë Edvin Kristaq Rama, i cili e nisi fushatën elektorale të partisë së tij me një akt të rëndë kriminal për të dëshmuar moralin e tij politik.


Kandidati Besim Kuka: Do e fitoj betejën, s’më ndalin dot bandat e Ramës

Besim Kuka kandidat i PD-së për komunën Dajt u kanos mbrëmjen e djeshme me armë nga kundërshtarët politikë. Kuka ka rrëfyer vetë ngjarjen.“Ngjarja ndodhi kur unë po dilja nga zyra elektorale”, tha kandidati i PD-së për komunën Dajt, për zgjedhjet lokale të 8 Majit. Kuka tha se agresori është një eksponent i Partisë Socialiste. Ai tregon se agresori filloi një bisedë provokuese. “Agresori më pas rrëmbeu armën dhe qëlloi. Nuk më vjen mirë për ata që provokuan ngjarjen”, tha Kuka. Kuka tha se duam të bëjmë një fushatë të qytetëruar. “Partia Socialiste e ka nisur shumë keq fushatën. Ky nuk është modeli im i të bërit fushatë. Unë po dal me një program për komunitetin. Kjo ngjarje tregon se kush është kjo opozitë”, tha Kuka. Sipas tij opozita po tregon se çfarë mund të ofrojë. “Shantazhet nuk më pengojnë të fitoj betejën. Nuk më ndalin dot bandat e Edi Ramës”, tha Kuka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›