Fasada e alumintë e hotel “Grandit”

Janë disa çështje të cilat profesionistët nuk mund t’i anashkalojnë pa marrë parasysh pasojat personale që do të pasojnë në stilin e “hakmarrjes” primitive, që është duke e aplikuar kjo shoqëri në dhjetë vjetët e fundit në Kosovë, të cilat autori i shkrimit i ka përjetuar qe disa vite. Me këto dukuri negative evidente të cilat i vëren çdo banor i kryeqytetit, por edhe më gjerë, kryesore është se nuk e tangon asnjërin personalisht, fenomeni “NIMBY”(not in my back yard - nuk është në oborrin tim), që është prezent tek ne, e ky oportunizëm në tërësi e degradon dhe e varfëron me të madhe kualitetin e jetës urbane në Prishtinë dhe Kosovë.
Këto ditë e “shpaluan” fasadën e re të hotelit “Grand Prishtina”, i cili gjendet mu në qendrën e ngushtë të kryeqytetit. Ai është duke u rinovuar nga pronari i ri i cili e ka blerë objektin në procesin e privatizimit. Në pamjen e jashtme të tij ka ndryshime të çuditshme, ku fasada e punuar me elemente të mermerit në vitet shtatëdhjeta, është ndërruar me disa profile alumini me ngjyra të çuditshme që ndërrojnë varësisht nga reflektimet e dritës, të cilat do ta ndërronin tërë pamjen e objektit i cili për katërdhjetë vjetët e ekzistimit kishte krijuar identitetin e vet arkitektonik dhe urban të cilin çdo shoqëri me zili do ta ruante.
Të mos harrojmë se ai ishte vendi i ndodhive historike të viteve tetëdhjeta e më vonë deri në ditët e sotme. Në vend që ta mbrojmë me argumente profesionale identitetin e tij gati katërdhjetëvjeçar ne bëjmë ndryshime strukturore në pamjen e jashtme të tij (fasadën), thuajse identiteti arkitektonik i krijuar me vite të mundimshme fare nuk ka rëndësi për ne, me aq lehtësi e harrojmë atë saqë befason edhe armiqtë tanë, të cilët u “gëzohen” veprimeve të pakontrolluara tona.
Nuk është ky rasti i vetëm në Prishtinë, kështu është vepruar edhe me disa objekte tjera monumentale si janë fasada e qelqit në objektin e Kuvendit të Kosovës, e cila të jep përshtypjen e një ”arne” të shëmtuar, degraduese nga aspekti arkitektonik, kjo nuk duhej të ndodhte së paku në shenjë respekti ndaj autorit të projektit, arkitektit hebre dhe profesorit me nam ndërkombëtar Juraj Neihard. Kësaj dukurie të shëmtuar arkitektonike nuk kanë mundur t’i ikin edhe shumë objekte në qendrat tjera komunale në Kosovë si është qendra e qytetit të Gjakovës me veprime të papranueshme urbane. Monumentet arkitektonike si hotelet e vjetra në Gjakovë dhe në Prishtinë (Unioni), objektet sakrale (xhamitë) e shumë shtëpi banimi karakteristike, monumente kulturore, të cilat ishin nën mbrojtjen e shtetit për vlerat e tyre të pamohueshme arkitektonike, aq me lehtësi janë zhdukur nga faqja e dheut saqë shtrohet pyetja laike se mos jemi “popull i marrë” që me dorën tonë zhdukim identitetin tonë arkitektonik, urban dhe historik, pa u hamendur pak se si me padije po e “varrosim” identitetin tonë të ekzistencës në këto territore me shekuj. është kjo një dukuri që gjithnjë historikisht na është hakmarrë duke e ditur se kënd e kemi në fqinjësi.
Askush nuk mundet të jetë kundër rindërtimeve, renovimeve, rekonstruimeve arkitektonike dhe urbane, zhvillimi i shoqërisë e kërkon këtë, është ky proces i pandalshëm nëse dëshirojmë të përcjellim dhe të aplikojmë të arriturat teknologjike në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit në botë. Për këtë ka disa rregulla dhe kritere që domosdo duhen respektuar çka nuk vlen në Prishtinë dhe Kosovë, e kjo në mënyrë të padukshme do të na hakmerret nëse nuk ndalen këto veprime të çoroditshme pa i respektuar as rregullat elementare të qytetërimit (ligjet) në shekullin 21.
Nuk është fjala për pyetje shijet arkitektonike, për ato nuk preferohet të kemi konfrontime, pasi “për shije nuk duhet diskutuar”, është fjala te humbja e identitetit urban i gërshetuar me elemente të trashëgimisë historike që shumë lehtë po e shkatërrojmë me veprimet tona pa menduar në pasojat e rënda në kryeqytet dhe në tërë Kosovën. A thua projekti i renovimit, restaurimit apo regjenerimit të objektit nuk i kishte të qarta kriteret të cilave do të duhej përmbajtur pronarët e rinj gjatë atij procesi? Duhet njohur procedurat dhe nivelin e intervenimeve në këto raste, si u punua projekti i renovimit,kush e aprovoi dhe lejoi projektin, a është dhënë leja e renovimit, nga cili organ kompetent është dhënë ajo, cili organ shtetëror neutral e mbikëqyr ekzekutimin e punimeve. Si është e mundur të lejohen këto veprime mu në qendrën e kryeqytetit në një objekt reprezentativ si ishte hotel “Grand Prishtina”. Ka edhe shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje e të cilat janë neglizhuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore.
Përse është i rëndësishëm identiteti urban shumë pak i trajtuar në tërë Kosovën me theks të veçantë në kryeqytet. Sa lehtë e anashkalojmë, e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën tonë, e cila më së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan, për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet, e ne mu këto vlera historike dhe arkitektonike i kemi zhdukur përpara, e të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit 21, kjo është e pafalshme.
Shtrohet pyetja logjike ku është identiteti urban i një vendbanimi të vjetër, qytetit të Prishtinës. Ruajtja e identitetit burimor, avancimi i tij si dhe harmonizimi me karakterin e përbashkët gjithnjë ka qenë imperativ i çdo shoqërie, e te ne po veprojmë në mënyrë vandale me ndryshimet e tyre sistematike pa dhënë askush përgjegjësi. Më duhet të citoj një mendimtar se “kjo mënyrë e veprimeve në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgiminë e qytetit, e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit, pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët nga kanë ardhur”, dhe pasojat me të cilat do të përballen në dy-treqind vjetët e ardhshëm.
Kjo çështje nuk i përket vetëm një objekti të degraduar, me renovimin e tij është e ndërlidhur filozofia jetësore e mjedisit ku jetojmë e veprojmë. Në qendrën e ngushtë të kryeqyteti trashëgimia historike dhe kulturore fare nuk vlerësohen dhe trajtohen dhe nuk e kanë vendin që duhet t’u takojë në pediestalin e kulturës së një populli, të cilit harresa historike iu ka hakmarrë në të kaluarën e si jemi duke vepruar do të na hakmerret edhe në të ardhmen.
Kaptinë e veçantë janë ndërtimet me leje e pa leje të cilat po lejohen nga ana e pushtetit në vitet e pasluftës së vitit 1999. Për këtë duhet një hulumtim i veçantë për kryeqytetin dhe qytetet kryesore në Kosovë, se si ne vetë jemi në gjendje ta shkatërrojmë ardhmërinë e jetës urbane për gjeneratat e reja që do të jenë të detyruara të jetojnë në këto hapësira.
është koha e fundit që kokat e kthjellëta intelektuale të shqiptarëve të Kosovës të reagojnë në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme, e jo të jenë indiferentë si deri më tani duke i lejuar këto veprime denigruese për të gjithë ne.