Yjet e “Eat Pray Love”: filmi na ka ndryshuar jetën

Kush nuk do dëshironte të bënte këtë gjë? Të bësh gati valixhet dhe të fluturosh në tokën e largët. Të arratisësh nga bota. Të reflektosh për jetën dhe të shërosh shpirtin nga ushqimet e shpejta moderne, karrierat intensive dhe takimet e shpeshta dhe të shpejta të dashurisë.
Filmi i ri “Eat Pray Love” do të fillojë shfaqet në SHBA të premten, si një nga filmat më të pritur të verës. Filmi është i bazuar në biografinë shumë të shitur të Elizabeth Gilbert dhe kërkesën e saj për t’u bërë “udhëtare e botës” në zbulim të vetvetes pas ndarjes nga bashkëshorti.
Derisa filmat me buxhet të madh të Hollywoodit shpesh janë të krijuar nga tregimet fantastike, yjet e “Eat Pray Love,” Julia Roberts dhe Javier Bardem thonë që filmi i tyre është i ndryshëm sepse është i vërtetë. Dhe, në njëfarë mënyre u ka ndihmuar të ndryshojnë edhe vetë jetën e tyre.
“Ne të gjithë kemi menduar të heqim dorë nga çdo gjë dhe të udhëtojmë në një vend tjetër,” tha Bardem, i cili në film luan Felipe, simpatinë e Gilbert, dhe i cili kohëve të fundit është martuar me aktoren Penelope Cruz.
“Filmi flet për njerëzit që provojnë të ballafaqohen me dyshimet, frikën, pasigurinë dhe kjo u flet të gjithëve,” tha ai.
Roberts, e cila portretizon Gilbert, i tha Reuters në një intervistë të veçantë se mund ta gjejë veten në kërkimin shpirtëror të Gilbert”
Aktorja, 42-vjeçare, dikur ka qenë aktorja më e paguar e Hollywoodit. Ajo ka fituar Oskarin në vitin 2000 për rolin e saj në dramën “Erin Brockovich,” dhe që atëherë ka aktruar në role kryesisht të vogla, duke i lënë vetes kohë për t’u martuar dhe rritu tre fëmijë.
“Për një kohë të gjatë nuk kam pasur rol kryesor në një film dhe pyes veten nëse ajo lloj ngarkese do të ishte ende interesante për mua, por në fund të këtij filmi isha shumë e lumtur që jam ndjerë jashtëzakonisht e plotësuar si një person kreativ,” tha ajo.
Roberts ishte në titujt kryesor të gazetave gjatë javës së kaluar me deklaratën e saj në një intervistë se tani ishte duke praktikuar hinduizmin.
Pasta, lutje dhe lidhje dashurie të dështuara
Filmi tregon udhëtimet e Gilbert në Itali, Indi dhe Indonezi, ku ajo kërkon horizonte të reja përmes porcioneve të mëdha të pastave, lutjeve dhe udhëheqjes shpirtërore nga një mjek popullor i ujdhesës Bali.
Ajo mban bagazh të tepërt emocional – një ish-bashkëshort (Billy Crudup) me të cilin ka kaluar një divorc të pakëndshëm, me çka ka pasur vështirësi të pajtohet dhe një ish të dashur (James Franco) me të cilin ka pasur një lidhje të nxehtë pas përfundimit të martesës.
Pesha e tepërt e këtyre lidhjeve të dështuara dashurie lirohet kur Gilbert e rimerr veten dhe mëson të lëvizë përpara.
E megjithatë ta çlirosh veten,–thelbi i tregimit të Gilbert dhe motoja e filmit – ta hapësh veten ndaj përvojave të reja dhe të përballesh me rreziqe nuk është një përpjekje e lehtë. As nuk ishte e lehtë për Roberts dhe regjisorin Ryan Murphy, bashkëkrijuesin e megahitit televiziv “Glee”, derisa ata bënin filmin.
“Defenitivisht kam qenë jashtë zonës sime të rahatisë, por mendoj se si një aktore, kjo është ajo për çka dëshiron të punosh. Të gjesh diçka që është sfiduese dhe e vështirë, që vështirë arrihet,” tha Roberts.
Pjesë e “sfidës” për Robertsin e gjatë dhe vitale ishte që të shtonte në peshë. Ajo ka shtuar 5 kilogramë në Romë, duke ngrënë tetë copa të picës në më pak se një orë për një skenë. Në një situatë tjetër, ajo ka ngrënë rreth gjashtë pjata pasta, me një apetit të madh, çdo kafshatë, siç thotë edhe vetë.
Si të tjerët, edhe regjisori Murphy ka pranuar te ketë dalë nga filmi “si një person i ndryshëm” për shkak të udhëtimit në vendet ekzotike dhe përvojës me kulturat dhe njerëzit e ndryshëm.
Duke kaluar katër kontinente, aktorët dhe ekipi kanë dalë nga sistemi në kuptimin e plotë të fjalës, duke xhiruar në lokacionet reale që Gilbert i kishte vizituar. Madje kanë xhiruar në një ashram në Indi dhe në shtëpinë e vërtetë të shëruesit nga Bali – që është një figurë e rëndësishme në libër dhe film.
Ekipi është ndeshur me kushte të vrazhda në Indi, duke përfshirë infeksionet virale, duke ndërtuar skenografi dhe sheshxhirime nga zeroja, dhe një derë rrotulluese për ekipin e produksionit në çdo lokacion të ri që kanë shkuar.
Murphy, i cili ka punuar pranë Gilbert, gjatë tërë produksionit, tha që e ka lexuar biografinë e saj me vëmendje në çdo fazë të filmit. Sipas llogaritjes së tij ai ka ecur nëpër hapat e Gilbert së paku 120 herë, dhe ende i ka kopjet e para që i ka blerë.
Në fund të udhëtimit të tij, faqet e palosura dhe të nënvizuara të librit me kujdes janë dashur të bashkohen bashkë.
“Ndjej që personi i vetëm në botë që e njeh librin më shumë se unë është Liz Gilbert,” tha Murphy.