E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomaci e castit? Zijadin Gashi

Subjektet politike ne Prishtine ndajne mendime te ndryshme ne lidhje me aktivitetet e diplomacise kosovare pas mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne favor te pavaresise se Kosoves. Perderisa Qeveria vazhdon me paralajmerimet se pas ketij mendimi, Kosoves shume shpejt do t’i vijne njohjet e reja, opozita kritikon ekzekutivin se nuk ka strategji dhe nuk ka ditur te menaxhoje me situaten pas GJND-se, pavaresisht se vendimi ishte ne favor te Kosoves. Megjithate, ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, tha sot para kabinetit qeveritar se aktiviteti i tij diplomatik pas GJND-se jep shenja te qarta se njohjet do te vijne shume shpejt.
...nga vende te ndryshme te botes eshte dhene zotimi se njohja e Kosoves shtet i pavarur e sovran, do te vije shpejt. “Ne dhjetera takime qe kam zhvilluar me misionet e perhershme prane OKB-se, nga vende te ndryshme te botes eshte dhene zotimi se njohja e Kosoves shtet i pavarur e sovran, do te vije shpejt. Dhe, pa perjashtim, te gjitha ato shtete jane ne fazen e shqyrtimit te kerkeses se Kosoves per njohje dhe tash pas mendimit te GJND-se jane hequr te gjitha barrierat legale per ta bere njohjen”, tha Hyseni. Ministri Skender Hyseni deklaroi para Qeverise se edhe takimi me ambasadorin e Kines ne Kombet e Bashkuara ishte shume i frytshem dhe, sipas tij, ate takim kesaj radhe e ka pershkruar nje ton tjeterfare, krahasuar me takimet e meparshme. Ne anen tjeter, opozita vazhdon ta kritikoje Qeverine dhe diplomacine kosovare per menaxhim jo te mire te fitores ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Anetari i Kryesise se Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Avni Arifi, tha se Qeveria nuk i ka perfillur kerkesat e opozites per nje strategji pas GJND-se dhe mungesa e njohjeve pas vendimit pozitiv ne Hage, sipas tij, eshte pasoje e pergatitjeve jo te mira te Prishtines zyrtare. ...zhvillimet po tregojne se Qeveria, Ministria e Puneve te Jashtme, jane totalisht te papergatitura per vendimin e GJND-se.
“Qeveria, institucionet e Kosoves eshte dashur te kene strategji te qarte qe te perballen me vendimet e GJND-se. Tash, zhvillimet po tregojne se Qeveria, Ministria e Puneve te Jashtme, jane totalisht te papergatitura per vendimin e GJND-se. Me te vertete eshte fat qe GJND-ja ka konfirmuar te drejten tone per vetevendosje... A thua, po te ishte nje mendim i balancuar, ku do te ishte diplomacia dhe fati i Kosoves”, u shpreh Arifi.
Nderkohe, zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se mendimi i GJND-se ne radhe te pare ka efekte pozitive ne bazamentin e ndertimit te shtetit te Kosoves mbi bazat e se drejtes nderkombetare. Ai pret qe njohjet te vijne, edhe ate para sesioneve te radhes se Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. ...mendimi i GJND-se ka me shume ndikim ne bazamentin e ndertimit te shtetit te Kosoves perballe se drejtes nderkombetare. “Mendimi i GJND-se eshte e vertete se do te kete ndikim ne njohjet nga shtetet qe nuk e kane bere nje gje te tille, por mendimi i GJND-se ka me shume ndikim ne bazamentin e ndertimit te shtetit te Kosoves perballe se drejtes nderkombetare. Jemi ne bashkepunim te drejtperdrejte me shtetet, jemi edhe permes partnereve tane nderkombetare dhe mendoj se ky proces eshte i pandalshem”, tha Kuci. Kosoven e kane njohur deri me tash 69 shtete. Per ditet ne vijim, autoritetet kane paralajmeruar se do te kete mbi 10 njohje te reja. Sidoqofte, pervec paralajmerimeve politike, nuk eshte konfirmuar edhe zyrtarisht se cilat jane vendet qe kane dhene shenjat e para diplomatike se jane ne proces te njohjes se Kosoves se pavarur.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›