E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fasonët: Eksporti kë rënë me 13 për qind

Eksporti i këpucëve në sasi gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2009 ka qenë 13 për qind më i ulet se e njëjta periudhë e vitit paraardhës, por të ardhurat e kësaj industrie kanë pasur ecuri më pozitive si pasojë e zhvlerësimit të lekut kundrejt euros, behet e ditur nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Për dhjetëmujorin 2009 u eksportuan gjithsej 12 500 tonë këpuce me vlerë të përgjithshme prej 16.3 miliardë lekësh. Një vit më parë, qenë

eksportuar 14 400 ton këpucë, me vlerë monetare prej 15.9 miliardë lekësh. Këpucët janë malli më i rëndësishëm i eksporteve shqiptare dhe vendi ynë renditet i gjashti në botë për nga sasia e këpucëve të eksportuara. Rreth një e treta e të punësuarve në sektorin e përpunimit aktiv, ose rreth 30 mijë vetë u përkasin fabrikave të këpucëve. Shoqata e fasonëve i kërkoi qeverisë shqiptare që të ulte masat e gjobave të vendosura, për çdo kompani e cila nuk siguronte punonjësit. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, qeveria shqiptare duhet të ndihmojë këtë biznes që të ngrihet në mënyrë që ky i fundit të ecë përpara. Fasonët shprehen se janë një biznes i ri që vepron në treg dhe e kanë të pamundur që të sigurojnë të gjithë punonjësit. Për këtë arsye ata kanë ripërsëritur edhe një herë kërkesat e tyre që qeveria shqiptare ti përjashtojë këta të fundit për një vit nga taksa e TVSH-së, si dhe të sigurojë të gjithë punonjësit e rinj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›