E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, në vendin e 65 për cilësinë e jetesës

Rritja ekonomike e Shqipërisë, përgjatë vitit të fundit ka ndikuar edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Cilësia e jetesës në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Një studim i organizatës prestigjioze mbi cilësinë e jetesës në vende të ndryshme të botës International Living, e rendit Shqipërinë në vendin e 65 nga 194 vendet e përfshira në indeks me 63 pikë. Thënë ndryshe, cilësia e jetesës është përmirësuar me të paktën

10 vende dhe 4 pikë krahasuar me vitin 2008 ku vendi ynë ishte në vendin e 75 me 59 pikë. Në indeksin e cilësisë së jetesës 2010, Shqipëria renditet krahas Maqedonisë dhe lë pas Bosnje Hercegovinën dhe vende të tjera të botës të konsideruara si superfuqi si Kina, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Studimi i International Living bazohet në faktorë të ndryshëm që ndikojnë në cilësinë e jetesës siç janë kostoja e jetesës, taksat, mjedisi, shëndeti, infrastruktura, kultura e argëtimit, klima e përshtatshme për fillimin dhe mbarëvajtjen e një biznesi, siguria etj. Që nga viti 2008 e deri më tani, sektorët që kanë pësuar përmirësime të ndjeshme janë ekonomia, infrastruktura ndërkohë që kostoja e jetesës ka pësuar rritje, e njëjtë me vendet e tjera të Bashkimit Europian. Indeksi i International Living, është treguesi dhe dëshmia më e fundit e ndryshimit të vendit tonë. Më herët edhe Transparency International, Doing Business, Global Insight, The Economist, PNUD, Banka Botërore si dhe periodikë të ndryshëm si Financial Times Forbes, Ëall Street Journal, agjencia Reutersetj kanë vlerësuar ndryshimet pozitive të Shqipërisë në këtë aspekt. Pavarësisht krizës financiare dhe debateve të fundit që janë hapur mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2009, nëse do të jetë 6 apo 3 për qind, pozitive mbetet fakti i rritjes së cilësisë së jetës së shqiptarëve. Sipas këtij studimi të bërë ajo që bie në sy janë politikat ekonomike dhe ato sociale që ju kanë krijuar mundësinë qytetarëve shqiptarë që të rrisin mirëqenien e njerëzve, në një kohë kur në të gjithë botën mirëqenia e njerëzve ka ardhur në ulje. Megjithatë International Living, bën të ditur se ecuria pozitive e Shqipërisë, ngelet për tu parë gjatë këtij viti, i cili pritet të jetë dhe viti i sfidave për të gjitha vendet pas përfundimit të krizës financiare. Ndërsa kanë përgëzuar rritjen ekonomike të Shqipërisë, në një kohë ku e gjithë bota pati një rritje me shifra negative.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›