E Diel, 1 Nëntor 2026

Fasonët drejt falimentit, në 4 muaj 30 mijë shkurtime

Shoqata e Fasonëve në Shqipëri ka kërkuar heqjen e TVSH-së për pajisjet e blera, pasi në të kundërt ky biznes do shkojë drejt falimentimit, duke lënë pa punë qindra qytetarë.
Shkurtime nga puna
Përfaqësues të këtij biznesi janë takuar dje me kreun e opozitës Edi Rama ndërsa kanë renditur një sërë problemesh me të cilat është duke u përballur ky sektor, veçanërisht shkurtimin e vendeve të punës. Nga ana e tij kreu Rama ka theksuar se shteti shqiptar nuk është duke treguar rëndësinë e duhur për sektorin e fasonëve. “Ka shkurtime të vendeve të punës. Këtë vit kemi pasur shumë vështirësi. Ne na u premtua heqja e TVSH-së për pajisjet dhe nuk është aplikuar ende”, tha Florian Zekaj, i cili prej vitesh menaxhon një rrobaqepësi ne Tiranë. Sipas statistikave numërohen rreth 30 mijë punonjës të larguar nga puna në vetëm pak muaj.
Takimi
Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me Bordin Drejtues të Shoqatës së Fasonëve, të cilët u shprehen se u mungon ndihma e shtetit dhe se ky sektor duhet të transformohet nëpërmjet politikave konkrete. Kryesocialisti Rama, kërkoi nga shoqata e Fasonëve të hartojnë sugjerimet për pasjen e një vizioni të qartë për këtë sektor.
Rama
“Humbja e 30 mijë vendeve pune në 4 muaj është një gjë shokuese ndërkohë që fakti se kjo humbje mund të evitohet, duke ju mbështetur juve. Është e domosdoshme të kemi një plan të qartë ku nga njëra anë ta konsiderojmë sektorin si instrument jo i fitimit tuaj, por i përfitimit të vetë shtetit. Ne kemi kalkuluar që në rast se ne në katër vjet investojmë për nxitjen e një prodhimi vendas ku përfshihet ky sektor 12 miliardë ne përfitojmë 51,000 vende pune dhe 18 miliardë taksa për shtetin në këmbim”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›