E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Privatizimi i Albpetrolit, proces transparent

Ai priti në një takim diplomatin e shquar amerikan, Frank Wisner, u shprehu vlerësimin për punën e bërë nga kompania “Patton Boggs” në procesin e përgatitjes së tenderit për privatizimin e kësaj kompanie.

Gjithashtu, kryeministri i falënderoi z. Wisner për kontributin e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si një moment me rëndësi të jashtëzakonëshme heqjen e mbikqyrjes mbi pavarisnë e Kosovës të marrë pak ditë më parë.

Në takim u vlerësua fakti se tashmë Kosova është një shtet i konsoliduar me institucione të cilat forcohen përditë. Kryeministri u shpreh se procesi i integrimit evropian të Kosovës do të jetë një shtysë e jashtëzakonëshme për forcimin e saj si një shtet multi etnik që garanton të drejtat e qytetarëve të saj.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën për zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura në kuadër të procesit të negociatave në Bruksel si një kusht për të vazhduar më tej në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri e njohu zotin Wisner edhe me zhvillimet në Shqipëri duke u ndalur në një numër reformash ligjore, ekonomike, në shëndetësi, arsim etj si pjesë projektit të qeverisë shqiptare për një Shqipëri të zhvilluar dhe integrim në BE. /Start/

                                                                                             2012-09-14 17:03
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›