E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fast& Furious, historia vazhdon në kinema

Filmi Fast& Furious ka tërhequr vëmendjen e publikut. Nga kinema Millenium bëhet e ditur se filmi më shumë ka qenë i preferuar për oraret e mbrëmjes, duke u ndjekur nga një publik i moshave të ndryshme. Filmi rikthen në ekranin e madh kastin origjinal të filmit të parë Fast& Furious, që në vitin 2001 tronditi të gjithë botën duke i zbuluar fenomenin urban të garave ilegale të shpejtësisë. Vin Diesel, Paul Walker, Michelle Rodriguez e Jordana Breëster këtë herë së bashku me Laz Alonso dhe modelen izraeliane Gal Gadot nën regjinë e Justin Lin sjellin një film i cili më shumë se shpërthime, gara me shpejtësi skëterre apo efekte speciale  është një film i vërtetë me përjetime ekstreme; lumturi ekstreme, dhimbje ekstreme, vuajtje ekstreme madje edhe dyshim ekstrem! Filmi fillon me një prolog 20 minutash të drejtuar nga Vin Diesel dhe të xhiruar në Republikën Domenikane gjatë verës së vitit 2008. Ngjarjet zënë fill aty ku ka mbaruar filmi i parë Fast and Furious, duke u fokusuar në dy personazhet Dom dhe Letty duke treguar se çfarë u ndodh atyre. Në fund të filmit  të parë Dominique Toretto (interpretuar nga Diesel) kishte zgjedhur të kalonte kufirin e të vazhdonte jetën në arrati si një i jashtëligjshëm. Bashkë me mikeshën e tij Letty ( interpretuar nga Rodriguez), dhe motrën e saj Mia (Jordana Breëster) përpiqet të ndërtojë një jetë të re, por në fakt policia i qëndron gjithnjë nga pas dhe ai duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar.  Diçka nuk shkon siç duhet dhe një lajm i keq e kthen protagonistin në pikën e fillimit, në Los Angeles, në botën e garave klandestine ku do të takojë mikun e tij të vjetër Brian ( interpretuar nga Paul Walker). Të dy së bashku do të vihen në ndjekje të njërit prej shpërndarësve më të rrezikshëm të Amerikës.  Ky është pak a shumë vijimi I ngjarjeve në filmin më të ri Fast&Furious, i cili ka si nëntitull: New Model, original parts. Një nëntitull që media ia ka atribuar më shumë kastit origjinal të aktorëve që i kthehet filmit pas tetë vitesh. Produksioni dhe Justin Lin më propozuan të kthehem në këtë film duke më bindur që nuk do të ishte vetëm episodi i katërt i sagës, por një film më vete, një lartësinë e filmit të parë dhe mbi të gjitha një histori për tu duartrokitu, - shprehet aktori Vin Diesel, i cili është konsideruar shpirti i sagës. Ndërsa komenton filmin Michelle Rodriguez ia atribuon kthimin partnerit të saj:Mos mendoni se është aq e thjeshtë të bësh një film të mirë vetëm duke shkrirë të gjithë elementët e duke shtuar pak sensualitet. Duhet në fakt një histori e mirë për të hyrë në zemrat e njerëzve. Por një arsye që më ka bindur të isha pjesë e këtij filmi ishte pranie e Vin Diesel, sepse e dija që vetëm me atë historia mund të rifitonte forcën e vet dhe filmi mund të pushtonte publikun për të dytën herë. Paul Walker, një tjetër protagonist i më shumë se dy filmave të sagës shpjegon arsyen e rikthimit të tij në filmin më të ri të sagës: Pranova sepse ishte një projekt interesant dhe sepse pasi kalova një kohë të mirë duke udhëtuar sa në Europë e Azi  e duke xhiruar ndonjë film indian të tipit Running, kisha nevojë të punoja në një hit movie.  Unë i adhuroj muscle car, më pëlqen ti rregulloj dhe tu jap me shpejtësi. Grupit origjinal i është shtuar regjisori Justin Lin i cili ka drejtuar edhe filmin e tretë të Fast & Furious, The Tokyo Drift, ndonëse nuk është ndonjë i pasionuar pas makinave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›