E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjene premiere boterore e Baletit Marie-Antoinette

VJENEuml- Dyshja franceze ne krye te Operas prestigjioze te Vjenes Dominique Meyer si drejtor i pergjithshem dhe ish-kercimtari Manuel Legris si drejtor i baletit po ndjekin hap pas hapi ndermarjen e tyre dhe shfaqin me 20 nentor premieren boterore te koreografit gjermano-nigerian Patrik de Bana Marie-Antoinette.
Pas tre triumfesh ne Staatsoper rreth dy muaj pas ardhjes se tyre si drejtues Dominique Meyer dhe Manuel Legris marrin nje tjeter rezik me baletin tematik franko-austriak mbi princeshen e Hasburgeve e cila u be me pas mbretereshe e Frances Marie Antoinette.
Marie-Antoinette ishte nje austriake e cila jetonte ne Paris. Manuel Legris eshte nje parizien qe jeton ne Vjene. Ne kete opera behet fjale per nje shkembim kulturash nje korrespondence midis dy vendeve por dhe midis dy epokash deklaroi Patrick Bana gjate nje inteviste.
Per mua nuk ka diference midis skenes dhe jetes se vertete sepse skena eshte jeta e vertete dhe jeta eshte nje skene e madhe shtoi Bana.

d.b/AFP/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›