Fate Velaj arti qe sjell politiken nderkombetare ne Vlore
Ka vetem pak kohe te lire dhe para se te fiksoje takimin perllogarit me mendje agjenden e vet. Piktura ekspozita takimi me nje autoritet te njohur politik nje kafe me miqte e vjeter ne Vlore per te cilet gjen gjithmone kohe... Gjithcka tek ai duket ne levizje. Energjik veshur kendshem me nje qeshje te lehte qe endet ne fytyre por vetem pak caste.
Biseda e ben me pas serioz ndersa rrjedha e saj con me teper se tek artisti tek njeriu qe njeh mire politiken. Ndoshta per shume vete do te ishte fat qe emri tu vendosej perbri ambasadoreve por per Fate Velajn kjo nenkupton pune intensive shumevjecare integrimin ne nje shoqeri te huaj nepermjet njohjes se imtesishme te saj dhe pse jo... talent si artist.
Jeni artist e megjithate emri juaj po shfaqet shume edhe si personi qe po prezanton Vloren ne arenen nderkombetare. Kete vit ne qytet keni sjelle pese ambasadore te huaj...
Ne fakt i pari ambasador qe ftova ishte Helmut Lohan.
Startoi ne shkurt te ketij viti dhe Lohan ftesen nuk e quajti humbje kohe. As ardhjen deri ne Vlore duke dhene ndihmesen e tij ne idene e re per ta bere Vloren nje qender te vertete per programet apo konceptet e BE-se. Ambasadori erdhi pa dhe beri nje raport te jashtezakonshem ne Bruksel.
Vetem nje muaj me pas ishte ambasadori Borhard i Gjermanise e nje muaj me pas ambasadori Montobio i cili kishte edhe presidencen e radhes ne ate kohe ne BE. Edhe ai perqafoi konceptin tim.
Erdhi se bashku me ministrin Pollo. Diskutuan me publikun referuan por degjuan edhe konceptet si dhe problematiken qe ka populli i qytetit te Vlores. Kete ka qellim Vlora Forum.
Diplomatet ekonomistet mendimtaret te gjithe ti vendosim perballe nje publiku. Te tilla projekte te tilla koncepte panele une kisha organizuar edhe me pare dhe i shikoj keto ne qytetin tim te lindjes si zanafilla te krijimit te nje mendimi te ri evropian. Po i arrire dhe teper i pelqyer ishte edhe takimi me Fionen ambasadoren e Britanise se Madhe.
shte e veshtire kjo sipermarrje
shte. Zakonisht sipermarrje te tilla organizohen ne nivele institucionesh si Ministria e Jashtme Ministria e Integrimit qarku prefektura apo bashkia. Kjo tani ka kete format dhe me ndihmon edhe njohja qe kam. Une hyj ne parlamentin evropian prej vitesh. Ne Bruksel apo Vjene.
Cili ka qene ambasadori me i veshtire
Me i thjeshte ka qene Borchard i Gjermanise dhe Robert Bosch. Qe te dy ishin me te thjeshtet per ardhjen. Me Bosch ishim ne nje konference se bashku dhe kur po diskutonim per Vlora forum ai shprehu deshiren per te ardhur.
Une doja ne shtator por ai percaktoi korrikun. Lohan ishte i pari dhe te them te verteten ajo qe e shoqeroi me tha Fate deri ne minuten e fundit mendoja se ambasadori nuk do te vinte ne Vlore. Gjendja politike ne shkurt ka qene tejet e tensionuar dhe ky ishte gjithe shqetesimi.
Por Lohan eshte nje gjerman dhe e njoh kulturen gjermane. Kur thuhet nje gje zbatohet.
Ndersa me problematiku ka qene ambasadori spanjoll Montobio. Doja qe ai te vinte ne mars por edhe atehere ngerci ka qene i madh.
Ai kishte presidencen e radhes se BE dhe ishte problem pasi ambasada spanjolle eshte e vogel si personel dhe ambasadori kishte program te ngjeshur. Me te e kemi shtyre kater here diten.
E gatshme u tregua edhe ambasadorja e Britanise se Madhe Fiona vec shtyrjes se dates per nje aktivitet ku ajo merrte pjese. Shqetesime ka pasur gjithmone per sallat per auditorin. Pasi ishin pese raste. Por eshte nje aktivitet qe pati jehone. Koncepti eshte transmetuar. Vlora eshte ricikluar si emer si qytet. Dhe keto jane pozitive. Po kaq pozitive ka qene edhe larmishmeria e temave.
Si ka mundur Fate Velaj te depertoje ne struktura te tilla
Duhet te kemi parasysh qe politikanet evropiane jane politikane qe vijne nga hapesira kulturore. Kjo do te thote qe jane vjeneze nga Berlini apo nga Roma Brukseli Londra. Nuk jane politikane qe vijne nga marredhenie shqiptare.
Ne Vjene ajri eshte i mbushur me muzike jane ende ne ajer notat e Shtrausit te Moxartit. Te mos harrojme qe keta lloj politikanesh jane te njohur qe te vegjel me kete kulture. Une vij nga bota e artit dhe arti ka qene hyrja.
Do te vazhdoje Vlora Forum
Vlora Forum vitin tjeter ka aktivitete nga me te rendesishmet pasi do te futet ekonomia brenda debateve.
Parashikohet nje konference e madhe ku do te vijne biznesmene drejtues koncertesh te medha evropiane perfaqesues nga parlamenti evropian ne Bruksel eurodeputete kryetare komisionesh te Mesdheut dhe qellimi eshte qe Vlora te jete pjese e programit te aktiviteteve te rendesishme ne Evropen Juglindore.
Duhet pasur parasysh se Vlora Forum Internacional qendron mbi politiken. Nuk eshte pjese e asnje partie. shte thjesht nje forum qytetar nje forum popullor ku secili mund te jape mendimin e tij te hapur.
Pak per Fate Velaj
Fate Velaj eshte nje djale nga Vlora qe beri rrugen e tij dhe iu perkushtua asaj. Kam bere nje emer te respektuar ne art ne pikture dhe si rrjedhoje personalitete te larta evropiane nuk hezitojne te bashkepunojne me mua.
Dhe kjo nuk eshte e lehte pasi ata nuk te pranojne nese nuk krijojne konceptin se arti yt ka vlere. Jam njohes shume i mire i fotografise. Essete i kam te dashura. Pak misterioze abstrakte sic jane edhe pikturat e mia. Kam nje familje te shkelqyer ku me falin gjithe dashurine e botes dy femijet e mi Helena dhe Romelo 16 dhe 12 vjec.
Une e lashe Shqiperine qysh ne 91-shin si nje njeri i pashprese i papune. Tani familja ime eshte ne Vjene por kemi kontakte te shpeshta me Shqiperine sidomos kete vit.
Vlora Forum i drejtuar nga Fate Velaj eshte nje forum qe ka per qellim vendosjen e Vlores ne qender te agjendave nderkombetare mbi politikat rajonale dhe ne vecanti ato te Evropes Juglindore dhe Mesdheut.
Prova e pare e suksesshme e ketij forumi u be ne 2007-n kur ne Vlore mberriti kryetari i grupit parlamentar te socialisteve dhe demokrateve ne parlamentin evropian Hanes Svoboda ne Europa sa larg sa afer nesh.