Ibrahimoviç pret seri pozitive

Zlatan Ibrahimoviç beson se Paris Saint-Germain do të hyjë në seri të fitoreve pasi mposhti Lillen 2-1 të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1.
Ylli suedez shënoi të dy golat në fitoren e parë të PSG-së në sezonin e ri. Ibrahimoviç pret që ekipi të hyjë në seri pozitive.
“Jemi duke u përmirësuar çdo ditë. Pas kësaj fitoreje gjithçka do të jetë më e lehtë. Kemi ende hapësirë për përmirësime, do të luajmë më mirë. Kjo do të vjen me kohë. Pres fillimin e një serie të rezultateve pozitive”, deklaroi Ibrahimoviç për të përditshmen franceze Le Parisien.