UFO-t ekzistojnë!

Instituti “Smithsonian” ka organizuar në Las Vegas takimin e ekspertëve që janë marrë me Zonën 51, terreni-laborator i studimit të UFO-ve. “Ajo që do të dëgjoni nga ky panel, ku flasin njerëz që kanë punuar me ushtrinë, do të jetë bindja e përbashkët e tyre se UFO-t janë të vërtetë”, tha kolonel John Aleksander për “Huffington Post”.
Shumica e folësve në takimin e 22 shtatorit në Las Vegas janë kolonelë të forcave ajrore amerikane apo ekspertë shkencorë, që kanë punuar me FBI-në. Mes folësve do të jetë edhe kolonel Robert Friend, i cili ka qenë drejtor i “Project Blue Book”, ku raportohen 701 raste të identifikimit të objekteve fluturuese të panjohura, nga 12.618 që janë raportuar gjithsej në periudhën 1947-1969, sipas të dhënave që tani nuk janë më sekrete.