Biseksualiteti, jafemrat vip qëe kanë pranuar
SHBA- Nga Megan Fox tek Cameron Diaz gjithnjë e më shumë yjet e kinemasë flasin për prirjet e tyre seksuale. Mos bëhet fjalë për një tendencë, apo është thjesht një mënyrë që ato të flasin për veten e të tërheqin më shumë vëmendje?
Bukuroshja Megan Fox nuk e ka fshehur ndonjëherë biseksualitetin. Sipas saj, “Nuk ka asgjë të keqe të duash njësoj një burrë dhe një grua”. Deklaratat e saj janë bërë që në vitin 2009. Po ashtu, Angelina Jolie është në listën e atyre aktoreve që kanë deklaruar biseksualitetin e tyre. Që në vitet 90´ ajo ka pasur lidhje me aktoren Jenny Shimizu, për të cilën deklaroi në ato kohë se, “Edhe mund të isha martuar me të, po të mos kisha njohur burrin tim”.
Deklaratat favorizuese për biseksualitetin nuk i ka lënë mbrapa as aktorja Cameron Diaz, e cila ka deklaruar për Playboy se tërhiqet fizikisht nga femrat. E këtij rrethi vicioz, duket se nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Christina Aguilera, e cila në prezantimin e albumit të saj të fundit, citohet të ketë thënë se edhe “burri i saj e di që pëlqen femrat”. Duket se këtij zakoni nuk mund ti mungonte as Lady Gaga.
Aktorja tjetër Lindsey Lohan ka pasur një lidhje të gjatë me një DJ amerikane të quajtur Samantha Ronson, e në lidhje më ketë histori është shprehur, “Nuk ka asgjë të keqe të kesh një lidhje me një vajzë”.
Këtyre deklaratave nuk mund ti mungonte pa dyshim as Amy Winehouse, e cila asnjëherë nuk rri dot larg skandaleve. Në listë janë edhe Pink, Drew Barrymore, Lucy Liu, Paris Hilton e Nelly Furtado.
(m.a/BalkanWeb)