E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri në Rubik, flakët djegin ende pyjet me pisha

Forca te shumta te ushtrise, zjarrfikes dhe banorë qe ndodhen ne vendgjarje prej dy ditesh kane bllokuar dy krahet ne Arishte dhe Rubik duke kufizuar përhapjen e flakëve te cilat favorizohen sot edhe nga era e forte 

RUBIK-Ndonëse me intensitet më të ulet ka vazhduar edhe gjate dites se sotme zjarri qe ka perfshire periferine e Rubikut prane fshatit Arishtë. Forca te shumta te ushtrise, zjarrfikes dhe banorë qe ndodhen ne vendgjarje kane bllokuar dy krahet ne Arishte dhe Rubik duke kufizuar përhapjen e flakëve te cilat favorizohen sot edhe nga era e forte. Deri tani llogariten rreth 130 ha masiv pyjor me pisha teresisht te shkrumbuara ndërkohe qe te rrezikuara jane dhe 500 ha te tjera. Per shkak te terrenit shume te veshtire forcat zjarrfikese e kane shume te veshtire nderhryjen . Zjarri ka vazhduar edhe ne fshatin Lurth.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›