E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati i te pastreheve ne Vlore, shtyhet mbledhja

Vlore- Keshilli Bashkiak i Vlores shtyn diten e shqyrtimit te kerkesave te banoreve te pastrehe. Mbledhja e djeshme, ka pasur si pike kulmore ne rend te dites trajtimin e te pastreheve ne qytet. Jane plot 1.500 pretendente qe kane aplikuar dhe presin te perfitojne kredi te buta per shtepi, nga ana e Keshillit Bashkiak te Vlores. Salla e mbledhjeve ka qene e mbushur nga qytetare te interesuar per fatin e aplikimeve te tyre. Ne baze te nje kerkese te bere nga ana e kryetarit te keshilltareve te djathte, Agron Sharra, per shtyrje te shqyrtimit te ketij projektvendimi, pasi koha e vene ne dispozicion keshilltareve ka qene e shkurter, kerkesa eshte pranuar edhe nga keshilltaret e majte, qe kane shumicen. Keshtu me votim te hapur para te pranishmeve, eshte vendosur qe ky projektvendim te shqyrtohet ne nje mbledhje te ardhshme, e lene pas nje jave, ku pritet te marrin pjese serish qytetare te interesuar. Salla e Keshillit Bashkiak ka qene e mbushur me qytetare, te cilet kane aplikuar prane institucionit vendor per te perfituar si te pastrehe kredi te buta. Nuk ka pasur perplasje mes palesh, ndersa pas ketij vendimi eshte vijuar me rendin e dites.
O. H.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›