Minatoret ne proteste per statusin, paditen nga policia
Minatoret do te protestojne pa afat, por ne krahun tjeter do t’iu duhet qe te pergjigjen perpara Prokurorise se Tiranes, pasi jane paditur nga Policia e Tiranes per shkelje te rregullave dhe orarit te percaktuar te protestes. Minatoret per te dyten here brenda pak ditesh, te vendosur per formen e zgjedhur te protestes, ata i bene thirrje kryeministrit te plotesoje premtimet e bera per kete kategori. Nderkohe protestuesit nga ana e tyre kane pohuar se do te vazhdojne te protestojne pa afat. “Duam statusin e minatorit, te caktohet nje minimum jetik, te paguhet rroga e 13-te, te anulohet rritja e cmimit te dritave, te ujit”, u shpreh kryetari i Shoqates se Minatoreve, Fiqiri Xibri. Por duket se protesta e minatoreve nuk e ka terhequr shume vemendjen e kryeministrit Berisha, i cili nuk nguroi ta kaloje ate gjate mbledhjes se Komitetit Nderministror te Integrimit, me nje batute per gazetaret. “Mund te rrini ketu po ka edhe nje proteste para Kryeministrise, qe eshte me interes per ta ndjekur”, u shpreh Berisha. Dhenia e statusit te minatorit eshte nje ceshtje qe eshte premtuar shume here qe do te zgjidhet nga forcat e ndryshme politike, madje gjate fushates parazgjedhore te zgjedhjeve te 28 qershorit ka qene nje nga premtimet e trumbetuara nga disa forca politike ne vend.
Protesta e djeshme filloi rreth ores 11 para trotuarit te Kryeministrise, ne pranine e shume forcave policore. Grupet e minatoreve bllokuan pjesen e bulevardit kryesor para godines se Kryeministrise, duke mos lejuar kalimin e automjeteve. Pas perfundimit te orarit te protestes, policia filloi te largonte minatoret nga rruga, veprim qe solli acarim dhe perplasje mes 2 paleve. Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, ka vendosur marrjen e masave per sigurimin e rendit e te qetesise publike dhe garantimin e zhvillimit normal te tubimit, ora 11:00 deri me 13:00. Rreth ores 13:20 oficeri pergjegjes i policise ka urdheruar spostimin e pjesemarresve ne kete tubim, tashme te paligjshem, duke perdorur shtytjen pa perdorim te forces”, thuhet ne njoftimin per shtyp te Policise se Tiranes. Pas kesaj, minatoret jane terhequr ne nje tjeter pjese te bulevardit, ndersa ka filluar qarkullimi i mjeteve.
Kerkesat
Ulja e moshes se pensionit ne 50 vjec, statusi i minatorit, rritja e pensionit ne masen 25 mije leke, jane kerkesat kryesore te minatoreve te cilat gjate fushates u premtuan si te realizueshme. Megjithate asgje nuk ka ndryshuar. “Duke filluar qe nga statusi i minatorit, e duke vazhduar me anulimin e rritjes se cmimeve te dritave, te ujit, te telefonise fikse, per pagen dhe pensionin e trembedhjete qe te ligjerohen. Nuk mund te mbetemi ne shijen e njerit apo tjetrit politikan apo qeveritar; per shpalljen zyrtarisht te minimumit jetik sepse absolutisht asnje qeveri nuk mund te pretendoje qe ka bere permiresime sado te vogla ne fushen sociale, pensione, etj, pa shpallur zyrtarisht minimumin jetik. Ne do te jemi ketu derisa te zgjidhim problemet tona”, tha Fiqiri Xibri, kryetar i sindikates se minatoreve. Kjo eshte protesta e dyte e minatoreve brenda pak diteve. Drejtuesit e sindikates jane shprehur te vendosur, per te zhvilluar cdo dite protestat deri sa kryeministri Berisha, te plotesoje kushtet jetike per minatoret.