E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat ne bregdet, bllokohet rruga

Vlore- Rikthehen konfrontimet fizike ne zonen e Ujit te Ftohte mes investitoreve ndertues dhe pretendenteve si pronare, ish-punetore te Ndermarrjes Frutore Vlore. Perplasja e djeshme verbale dhe me tej fizike mes paleve, ka dashur nderhyrjen e policise vendore per qetesim dhe normalizim te situates. Me dhjetera banore, burra e gra, kane shkuar ne token prej 45 mije m2 te rrethuar me llamarina e tel, duke hyre me force dhe kerkuar te drejten e perfituar ne baze te ligjit 7501 per pronesine.
Nuk ka munguar konfrontimi me drejtuesit e firmes se ndertimit, ashtu sikurse edhe kater dite me pare. Me tej grupi i pretenduesve si pronare, duke kundershtuar lejen e dhene per ndertim pallatesh 5-kateshe, bllokuan edhe rrugen kombetare, Orikum-Uji i Ftohte-Vlore, duke krijuar radhe te gjata trafiku ne zone. Eshte dashur serish nderhyrja e policise vendore, pasi protestuesit kane sulmuar edhe rrethimin e firmes se ndertimit dhe kercenuan me vetegjyqesi, duke e konsideruar veprimin e investitoreve te paligjshem.
Me tej ata banoret jane shperndare paqesisht, ndersa kane paralajmeruar me protesta te metejshme, ku kane kercenuar se do te bllokojne teresisht kete aks rrugor, deri ne zgjidhjen e problemit. Aktualisht ne zonen prane vilave qeveritare, ne “Ujin e Ftohte” ne Vlore eshte dhene nje leje ndertimi, e cila ka shkaktuar konflikt palesh. Nga njera ane jane pronaret qe e kane perfituar kete toke me ligjin 7501, ish-punetore te ndermarrjes frutore dhe nga ana tjeter jane personat investitore qe kane perfituar lejen e ndertimit.
Realisht toka ne fjale figuron te jete ne proces gjyqesor mes palesh, nderkohe qe ndertuesit kane kufizuar hapesiren prej rreth 45 mije m2 toke ne total, e ndare ne parcela mes ish-punetoreve te NB Frutore Vlore. Jane vendosur llamarina dhe nje porte hekuri ne hyrje te prones, duke penguar keshtu pronaret qe e kane me ligjin 7501 token dhe qe ende jane ne proces gjyqesor, te hyjne ne prone. Ky veprim eshte konsideruar si shkelje ligji nga ana e ish-punetoreve, pasi procesi gjyqesor nuk kishte perfunduar.
Ligji 7501 ka sjell probleme ne te gjithe zonen e bregdetit, ku punonjes te ish NB-ve, nga Vlora ne Orikum dhe me gjere, kane perfituar prona dhe nga ana tjeter, qendrojne pronaret qe i zoterojne me certifikata te vjetra, apo i kane perfituar me forma te ndryshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›