E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet transformatori, gjysma e Tiranes pa uje

Nje demtim i linjes se transmetimit, ka lene pa furnizim me uje te pijshem disa zona te kryeqytetit. Sipas te dhenave nga Ndermarrja e Ujesjellesit Tirane, demtimi ka shkaktuar nderprerjen e furnizimit me uje per banoret e zonave tek “21 Dhjetori”, “Komuna e Parisit”, “Misto Mame”, “Unaza e Re” etj.
Defekti
Nje defekt i rende ka bere qe gjysma e kryeqytetit te ndieje mungesen e ujit te pijshem edhe gjate stines se dimrit. Shkak i ketij defekti ka qene djegia e transformatorit qe furnizon me energji elektro-pompat, qe vene ne levizje ujin ne sistemin e shperndarjes ne kryeqytet. “Aktualisht nje grup pune eshte ngritur dhe po heton shkaqet e ketij defekti, por njekohesisht eshte duke punuar per normalizimin e situates”, kane pohuar burime zyrtare nga Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizimeve ne Tirane. Ky nuk eshte rasti i pare i nderprerjes se furnizimit me uje per banoret e Tiranes. Vetem dy dite me pare pati nje demtim ne tubacion ne periferi te qytetit i cili shkaktoi nderprerjen e furnizimit me uje.
Cmimi
Pak kohe me pare UKT ka kerkuar rritjen e cmimit te ujit, te cilin kane perkthyer me furnizim shtese per banoret e kryeqytetit. Por realisht kjo rritje ende nuk eshte bere pasi Enti Rregullator i Ujit ai qe do te vendose nese do te kete rritje te tarifes se ujit, ne qytetin e Tiranes. Tashme, jane dhene vetem propozimet perkatese nga ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve ne Tirane, per kategorine e familjareve, privateve, buxhetoreve dhe jo buxhetoreve, qe te kete nje rritje te tarifes se ujit, rreth 2 fish nga ajo aktuale. Drejtori i shitjeve prane kesaj ndermarrjeje, thote se kjo tarife mund edhe te trefishohej, pasi kryeqyteti ka tarifa shume te uleta te cilat nuk i mbulojne kostot e larta, krahasuar kjo dhe me qytete te tjera ne vend. Por do te jete ERU, ai qe do te vendose nese kjo rritje do te filloje qe kete vit. “Qe nga viti 2004 nuk ka nje rritje te cmimit, nuk ka nje rritje te tarifes, kjo tarife eshte shume e ulet, vetem 20 leke te vjetra per 1 meter kub, afersisht 1 mije litra uje. Qe do te thote si qytetar paguajme vetem 200 leke te vjetra per 1 mije litra uje, nderkohe qe normativa konsumi mesatar per nje person eshte rreth 150 litra ne dite. Nga 20 leke te kaloje ne 40 leke, pse jo te kalonte dhe 60 leke, sepse sot mund te krahasohemi pa frike me ndermarrje te tjera qe kane cmime praktikisht edhe me te larta, ne nivelet mbi 40 leke”, thote Ilirian Shkembi, drejtor i shitjeve. Sipas tij, kjo do te sjelle edhe shtimin e orarit te furnizimit me uje per abonentet.
Burimet
Shoqeria UKT Sh.A Tirane, perdor burime per te cilat kerkon trajtime te ujit. Kostot e trajtimit te ujit te Bovilles jane teper te larta, asnje prej shoqerive te tjera dhe ujesjellesve ne gjithe republiken nuk perdorin burime te tilla.
Cmimet
Tarifa e ujit edhe mund te trefishohej, pasi kryeqyteti ka tarifa shume te uleta te cilat nuk i mbulojne kostot e larta, krahasuar kjo dhe me qytete te tjera ne vend. Por do te jete ERU, ai qe do te vendose nese kjo rritje do te filloje qe kete vit.
20 Leke
Te vjetra paguhet sot per 1meter kub, afersisht 1mije litra uje. Qe do te thote se qytetaret paguajne vetem 200 leke te vjetra per 1mije litra uje, nderkohe qe normativa e konsumit mesatar per nje person eshte rreth 150 litra ne dite. Nga 20 leke, cmimi do te kaloje ne 40 leke

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›