"Fati i zi" i Gurëzezës
Shumë pak turistë vendas, aq më pak të huaj, e njohin qytetin antik të Gurëzezës, dëshmi e qytetërimit ilir, që ndodhet në Komunën Cakran, 17 km larg Fierit. Arkeologët kanë vlerësuar se Gurëzeza është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik në Pojan të Fierit e Bylisi, në zonën e Hekalit në Rrethin e Mallakastrës, por deri tani shumë pak është bërë për promovimin e saj.
"Promovimi dhe zhvillimi i vlerave të Gurëzezës, emri antik i së cilës mendohet të jetë Barbyl, do të jetë parësi për vitin 2008", është shprehur prefekti i Qarkut të Fierit, Shahin Bejdaj.
Specialistët mendojnë se duhen gërmime dhe hulumtime të mëtejshme për të zbuluar emrin e saktë të qytetit antik, që shtrihet në kodrat e Gurëzezës të Komunës Cakran.
Zbulimet që kanë dalë deri tani në dritë tregojnë se qytetërimi në Gurëzezë fillon që nga periudha e neolitit deri në mesjetë. Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e fshatit Cakran. Muri rrethues është i gjatë 2100 metra dhe sipërfaqja e përgjithshme brenda murit rrethues është 23 hektar, pothuajse e barabartë me Bylisin.
"Nga zbulimet e deritanishme rezulton se gjurmët e neolitit të mesëm gjenden pranë shkollës. E përfaqësuar është dhe periudha e bronzit. Gjatë gërmimeve sipërfaqësore janë siguruar objekte dhe gjetje në Varibop, që i takojnë shekulli XII para Krishtit. Në këtë zonë janë gjetur gjithashtu objekte që i takojnë shekullit VIII-VI para Krishtit. Kulmi i zhvillimit të qytezës antike ka qenë shekulli IV para Krishtit. Gjurmët e jetës dhe të zhvillimit në antikitetin e vonë janë zbuluar në disa fshatra si Cakran, Kreshpan, Vjosë, Gorishovë. Gurëzeza ka shërbyer si një qendër shumë e rëndësishme ekonomike, politike e shoqërore. Këtë e dëshmon gjetja aty e një thesari prej 3500 copë monedhash bronzi dhe argjendi", u shpreh për gazetën "Shqip", Lami Koço, arkeolog.
Në bazë të këtyre gjetjeve, mendohet se Gurëzeza ka shërbyer si qendra e Mbretit Ilir Monu. Gërmimet në Gurëzezë datojnë në vitin 1916-‘18, kur arkeologu austriak Camillo Praschniker kreu ekspeditën e parë. Më pas, ato do të vijonin në vitin 1963, nga arkeologët shqiptarë. Nga ky vit, vendbanimi antik iu nënshtrua disa ekspeditave me karakter informues dhe gërmues. Gjetjet e neolitit të mesëm janë të shumta dhe përfaqësojnë një fazë më vete të zhvillimit kulturor të kësaj periudhe në vendin tonë.
Si paraqitet sot Gurëzeza
Gurëzeza është cilësuar si një pikë arkeologjike dhe pritet që të kthehet në një qendër për gërmimet e ekspeditave të afërta. Sipas arkeologut Lami Koço mësohet se Gurëzeza deri tani është një pikë arkeologjike e pazbuluar krejtësisht, por që gëzon statusin e një vatre të një qytetërimi të kahershëm. Që në pamje të parë, në sipërfaqen e madhe që është kristalizuar si zonë arkeologjike, të jepet përshtypja se "gjithçka" e qytetërimit të vjetër para shumë shekujve gjendet nën të. Emrin Gurëzezë mendohet ta ketë marrë nga shkëmbinjtë dhe gurët që kanë ngjyrën e zezë. Të shkosh në këtë pikë arkeologjikë ende të paeksploruar të duhet afro dy orë nëse nisesh nga qendra e Fierit dhe padyshim një automjet i lartë.
"Më parë, në Gurëzezë, vetëm mjetet e tonazhit të rëndë mundnin të shkonin, pasi gjendja e rrugës ishte tejet e amortizuar. Madje, banorët e fshatit më të afërt Sulaj, ndër vite kanë zbritur në qendrën e Cakranit dhe rrethinave të tij, pasi nuk siguronin dot as ujë dhe as infrastrukturë për të jetuar atje", thotë për gazetën Vladimir Korçari, kryekomunari i Cakranit. Korçari të shpjegon se gjatë muajit të fundit është zbatuar një projekt për ndërtimin e infrastrukturës që të shpie në Gurëzezë.
"Me fondin e siguruar nga Fondi i Zhvillimit dhe qeveria shqiptare, Komuna Cakran dhe Këshilli i Qarkut mundi të hapte një rrugë dhe të shkojë deri në shtrimin e saj me gurë e çakull. Edhe pse rruga është ende e papërshtatshme për mjete të vogla, sërish me automjetet fuoristrada apo dhe furgon shkon lehtë në këtë ballkon, më të lartin në zonën e Myzeqesë", thotë kryekomunari i Cakranit.
Në sipërfaqen e madhe, në kulm të kësaj lartësie, ku shtrihet pika arkeologjike e Gurëzezës, gjendet vetëm një teqe, në të cilën banon një "Baba" bektashian. Ai tregon se interes të veçantë kjo pikë ka pasur vetëm gjatë tre viteve të fundit, atëherë kur i është dhënë prioritet zbulimeve dhe statusit që do të përfitojë shumë shpejt. Sipërfaqja e pikës arkeologjike në një pjesë të vogël të saj është kthyer në një pyll me shkurre dhe pemë. Nën hijen e këtyre drurëve dallohen fare qartë gjurmët e qytetërimit të vjetër ilir, të cilat janë ruajtur deri në ditët tona. Në strategjinë e zhvillimit të qarkut është projektuar që Gurëzeza të kthehet në një qendër të ekspeditave arkeologjike.