Hamit Karzai: Do doja t‘i kisha talebanët ushtarët e mi
Presidenti Hamit Karzai kritikohet ashpër që nuk ka luftuar me forcën e duhur korrupsionin në Afganistan. Në intervistën e dhënë për revistën gjermane "Der Spiegel", rrëfen për lidhjet e koalicionit me zotërit e luftës, pëshpërimat mbi influencën e familjes së tij dhe pranon se ndonjëherë marrëveshjet e pista janë të domosdoshme.
Z. President, është folur gjerë e gjatë për dështimin e komunitetit ndërkombëtar në Afganistan. Por një pjesë e të ashtuquajturit rebelim në jug dhe lindje të vendit tuaj ka të bëjë më shumë me qeverisjen e keqe dhe me korruptimin e elitës politike. Nuk na duket e tepruar të flasim për ringjalljen e talebanëve? Është e vërtetë që shumë afganë po u bashkohen talebanëve, pasi i konsiderojnë të pakorruptuar?
E hedh tërësisht poshtë këtë tezë. Është absolutisht e gabuar.
Disa afganë mendojnë se vetë Presidenti, falë vendimeve të veta, po hedh zjarr mbi këtë. Sa e vërtetë është kjo?
Qeverisja është përmirësuar dukshëm në Afganistan. Për herë të parë në gjashtë vjet buxheti i shtetit është bërë transparent. Nuk ekzistojnë më fondet sekrete. Më parë qeveritarët bënin ç‘të donin. Tani raportimi i detajuar është i detyrueshëm, ndërkohë që qeveritarë të lartë të korruptuar, apo të lodhur me krimin gjenden në burg. Sigurisht që ka ende shumë për t‘u bërë, por problemet që kemi në jug dhe në lindje nuk janë shkaktuar nga keqqeverisja.
Atëherë cilat janë arsyet për situatat në këto zona?
Ka shumë ndërhyrje nga jashtë. Jugu i vendit ka qenë gjithnjë qendër e aktivitetit taleban; vijnë pikërisht që aty. Por vërehen edhe shenjat e luftës së zgjatur për dekada të muxhahedinëve. Këta janë faktorët.
Disa nga njerëzit tuaj më të aftë dyshohen për vjedhje tokash, trafik lëndësh narkotike dhe zotërimin e forcave paraushtarake ilegale. Bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. Përse i mbroni këta njerëz?
Unë nuk mbroj askënd. Po përpiqemi të qeverisim Afganistanin dhe të sjellim paqen. I di problemet me policinë. Komuniteti ndërkombëtar më në fund ra dakord me ne për faktin që policia përbën problem dhe në vitin 2007 nisi të bashkëpunojë me ne. Për shembull, postblloqet rrugëve lindën gjatë periudhës së pushtimit sovjetik, kur secili komandant lokal ngrinte postblloqet e veta e kërkonte para për çdo kalim nëpër territorin e vet.
Gjatë periudhës së dominimit të talebanëve postblloqet nuk ekzistonin.
Ishte aspekti më i mirë i talebanëve. Ata bënë shumë gjëra të gabuara, por edhe disa të mira. Do më pëlqente t‘i kisha ushtarët e mi talebanët. Do më pëlqente shumë të më shërbenin mua dhe jo të tjerëve në Pakistan e gjetkë.
Marrëveshjet e pista janë ende të domosdoshme për stabilitetin e Afganistanit?
Absolutisht të nevojshme, sepse nuk e kemi pushtetin e duhur për t‘i zgjidhur ndryshe problemet. Çfarë doni, luftë? Më lejoni t‘ju jap një shembull. Tentuam të arrestojmë një zotëri të tmerrshëm lufte, por nuk patëm sukses, pasi mbrohej nga një shtet i caktuar. Zbuluam se paguhej 30 mijë dollarë në muaj për të qenë në anën e këtij shteti.
Në listën e njerëzve tuaj të afërt gjenden emra zotërinjsh lufte e trafikantësh të njohur. Disa janë këshilltarët tuaj. Madje, mendohet se gjenden edhe në kabinetin tuaj qeveritar. Përse nuk kemi parë ende asnjë prej tyre përpara gjykatësve?
Kjo listë është një mit. Kurrë nuk më ka rënë në dorë një listë e tillë. I kërkova komunitetit ndërkombëtar të ma dorëzonte mua këtë listë të supozuar, por kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Ish-ministri juaj i Brendshëm, Ali Ahmad Jalali, pretendon se ka në dorë listën në fjalë.
Atëherë duhet ta kërkoni në arkivat e Ministrisë së Brendshme. Është gjithashtu e gabuar që thoni lidhur me trafikantët e drogës: shumë prej tyre kanë dalë para ligjit.
Që kur jeni bërë President familja juaj është bërë shumë e suksesshme në botën e biznesit, ashtu si edhe në politikë. Vëllai juaj, Ahmed Karzai, është president i një fabrike çimentoje. Dy vëllezërit e tjerë, Kajumi dhe Ahmed Valiu, janë politikanë me peshë shumë të madhe në pjesën jugore të vendit. Janë të shumtë ata që thonë se asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin e familjes Karzai. Ka ndonjë të vërtetë këtu?
Këto janë të tëra broçkulla. Ahmed Valiu u akuzua për trafik droge. I kam zbardhur tërësisht të gjitha këto akuza dhe sigurisht asnjëra nuk është e vërtetë. Mahmudi ka qenë prej kohësh biznesmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje është edhe nënshtetas amerikan. Ka pasur mjaft sukses atje dhe ka fituar shumë para. U kthye kur amerikanët erdhën në Afganistan. Tani është president i një fabrike dhe nuk shoh ç‘të keqe ka këtu.
Është njëherësh edhe numri 1 i një grupi të madh investitorësh që po punojnë aktualisht në Afganistan. Sa të ndihmon në biznes të qenit vëllai i Presidentit?
Përkundrazi. U janë vështirësuar gjërat më shumë nga normalisht, pasi jam në unë që e kam kërkuar këtë. Madje, u janë vështirësuar jashtëzakonisht shumë. Kjo qëndron edhe në rastin e Mahmudit. Ai mbahet nën kontroll të rreptë, jo vetëm nga unë, por edhe nga disa ministra, të cilëve këtë ua kam kërkuar personalisht. Kjo vlen edhe në rastin e Ahmed Valiut: fjalët, sipas të cilave ishte i përfshirë në trafikun e drogës dolën në vitin 2004, pas zgjedhjeve presidenciale. U fol për këtë edhe në "New York Times". Menjëherë kontaktova me ambasadorin amerikan, Shërbimet e Fshehta Amerikane, Britanisë dhe Evropianët. U telefonova shumë herë dhe më thanë: "Zoti President, janë veç thashetheme, ndoshta thjesht propagandë". Askush nuk paraqiti ndonjë provë. Gjë prej gjëje.
Jugu është parajsa e trafikantëve të drogës. Është e mundur që Ahmed Ali Karzai, një prej politikanëve më me peshë në Kandahar, i cili kryeson edhe këshillin provincial, të mos ketë asnjë ide mbi atë që ndodh në zonën e vet?
Po, është e mundur. Familja jona ka pasur influencë në këtë pjesë të vendit prej 300 vjetësh. Tani unë jam President i vendit, por nuk kam as idenë më të vogël se kush është i përfshirë në trafikun e drogës në zonë. Dhe trafiku i drogës as që është problemi i vetëm i Afganistanit. Pjesa më e madhe e përfitimeve nga ky trafik shkon në xhepat e mafies ndërkombëtare dhe jo në ata të afganëve.