E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tender për pushime me lekët e shtetit

Dy vjet më parë, kur ishte në prag të privatizimit, ish-shoqëria publike e telefonisë së lëvizshme, "Albtelekom", pagoi një shumë jo të vogël për të dërguar qindra punonjës të saj me pushime jashtë shtetit. Faktin e zbuloi në atë kohë ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, sot drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Tashmë, të shkuarit me pushime jashtë, me paratë publike, duket se po shndërrohet në modë. Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor shpalli zyrtarisht tenderin me një vlerë prej 1.75 milionë lekësh, ose më shumë se 23 mijë dollarë, për të dërguar punonjësit në një udhëtim turistik jashtë shtetit: "Udhëtim turistik në Stamboll i punonjësve të DRSHTRR". Ky është objekti i tenderit i publikuar në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Punonjësit do të qëndrojnë në Turqi katër ditë e tre net.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›