E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetat, biznesi në rritje

Pritshmëritë se me lindjen e teknologjive të reja të informacionit format klasike, si shtypi i shkruar, do të humbnin gjithmonë e më tepër terren, nuk po rezultojnë të vërteta, të paktën deri tani. Shoqata Ndërkombëtare e Gazetave njoftoi se për vitin 2007 shitjet e gazetave në mbarë botën u rritën me 2.57 për qind. Krahasuar me 5 vjet më parë, shitjet janë rritur me 10 për qind. Rritje është vënë re në të gjitha vendet e botës, kryesisht në Evropë. Gjatë vitit të kaluar, shtypi i shkruar ka pasur rritje të tregut edhe në Shqipëri. Sipas shoqatës, shitjet e gazetave në Shqipëri u rritën me 7.14 për qind, krahasuar me vitin 2006. Por pavarësisht kësaj rritjeje, krahasuar me 5 vjet më parë, sot në tregun shqiptar, sipas ekspertëve të shoqatës, shiten 1.15 për qind gazeta më pak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›