Fati tragjik i foshnjës, vdes tre muaj pasi e kishin braktisur prindërit
Share
Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Fëmija është gjetur pa jetë në krevatin e tij nga ana e edukatoreve.
Punonjëset e kësaj shtëpie kanë vënë re se zemra e fëmijës kishte pushuar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Nga hetimet e para rezulton që fëmija të ketë vdekur për shkaqe natyrale, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, duke qenë se është paksa e çuditshme se si nuk e kanë vënë re, nëse fëmija ka pasur probleme shëndetësore.
Fati i fëmijës 3 muajshe ka qenë vërtet tragjik, pasi pak ditë pasi lindi, u braktis nga prindërit e vet. Ndërsa tashmë disa muaj më pas ka humbur edhe jetën.