I ngacmojnë gruan, plagos katër persona
Një 25-vjeçar nga Gjirokastra ka plagosur katër persona mbrëmjen e djeshme, pasi dyshonte se i ngacmonin gruan. Si pasojë e kësaj ngjarje mbeten të plagosur Erion Krisafi 24-vjec, Panajot Xharau 19-vjeç, Sokol Hysi 50-vjeç dhe Lato Hysi 22-vjeç.
Sipas policisë, 24-vjeçari Erion Krisafi së bashku me shokun e tij Panajot Xharau 19 vjeç rreth orës 00.30 minuta kanë shkuar në afërsi të banesës së shtetasit Rakip Hitaj ,nga fshati Asim Zeneli por janë parë nga djali i këtij të fundit, Oskeol Hitaj 25 vjeç , i cila ka dyshuar se këta shtetas mund të kishin ardhur për të ngacmuar bashkëshorten e tij dhe ka marrë një armë gjahu teke automatike, të cilën e kishte me leje, dhe ka qëlluar në drejtim të tyre ku i ka plagosur lehtë në këmbë.
Dy të plagosurit më pas kanë kërkuar ndihmën e Sokol Hysit dhe djalit të tij, Lato Hysi, që i kanë përcjellë këta të fundit. Por, 25-vjeçari u ka dalë para dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj tyre, duke plagosur sërish në këmbë dy personat e mëparshëm, por edhe babë e bir. Aktualisht ata ndodhen në Spitalin Ushatarak.