Tregtia e amrëve, Tahiri: Të përfshirë njerëz të lidhur me pushtetin, si në Gërdec
Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka deklaruar në një konferencë shtypi se dorëheqja e kreut të SHIU-t Ylli Zyla tregon edhe njëherë përfshirjen e zyrtarëve të lartë në tregëtinë e armëve.
Është pak t`ju them por është e njëjta skemë me Gërdecin ku zyrtarë të lartë të Ministrisë të Mbrojtjes dhe njerëz të lidhur me pushtetin janë të përfshirë në tregëtinë e armëve. Vetë dorëheqja e kreut të SHIU-t tregon nga njëra anë të vërtetat e të dhënave të publikuara në media por nga ana tjetër duket si koperturë politike të vetë ministrit Imami por edhe të kreministrit, ths Tahiri.
Gjithashtu, Tahiri i bëri thirrje ministrit Arben Imami që të lejojë kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes, në lidhje me dyshimet e publikuara në media për trafik armësh. Ai kërkoi nga ministri Imami, që të mos manipulojë dhe të fshehë tregtinë e armëve, por të tregohet transparent duke lejuar kontrollet e kërkuara nga PS.