E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatjeta Barbullushi: Shkodra, djepi qe perkund endrrat e mia

Zonje e fisshme, nene e devotshme, bashkeshorte e lumtur dhe femer ne karriere. E tille eshte kengetarja Fatjeta Barbul lushi, e cila jeten e saj prej vitesh e ndan mes Zvicres dhe Shqiperise. Me nje ze karakteristik, qe te ngulitet ne mendje dhe qe nuk harrohet kollaj "lule-bora" e Shkodres vleresohet nga artistet dhe dashamiresit e muzikes si nje nga kengetaret me te mira te kenges popullore shkodrane dhe jo vetem. E lindur dhe e rritur ne token e Rozafatit, qytet i cili asaj i ka dhene fryme, muze, kulture, edukate… per Fatjeten muzika mbetet dashuri e perjetshme. Nder vite eshte vleresuar me cmime dhe pjesemarrja e saj me e fundit ne nje kompeticion muzikor ka qene Festivali "Kenga Magjike 2012". Universale ne shije, se shpejti ajo premton surprizen e radhes ne bashkepunim me Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiq.

Lidhja juaj me muziken eshte e hershme Fatjeta. Qe ne moshen 6- vjecare dhe deri me tani nuk jeni shkeputur kurre nga kenga. Si mund ta perkufizonit dashurine qe keni per njera-tjetren?

Asgje me shume dhe asgje me pak sesa, dashuri e perjetshme.

Kengetare e muzikes popullore shkodrane dhe pasqyre e vlerave te ketij qyteti ne muzike? Sa e lidhur jeni me vendlindjen tuaj?

Pafundesisht. Edhe pse ka kohe qe jam larguar, Shkodra eshte djepi qe me ka perkundur gjate femijerise dhe muza e frymezimit te sukseseve te mia. Une akoma nuk jam mesuar me boshllekun qe me krijon largesia nga ky qytet, prandaj mundohem t'i krijoj mundesite vetes te vij sa me shpesh.

Prej vitesh jetoni ne Zvicer. Kjo ka qene nje zgjedhje e juaja, apo zgjidhje per arsye te ndryshme?

Kam udhetuar shume ne Zvicer, qe ne adoleshence, ku jepja koncerte me vellane ne qytete te ndryshme te Zvicres. Me ka pelqyer gjithmone si shtet, per disiplinen, per sigurine, per jetesen, gjera qe ishin shume te huaja per t'u gjetur ne Shqiperi, ne ate kohe ku une vendosa te nis nje jete atje. Behet fjale per vitin 1997.

Aktualisht gjendeni ne Shkoder. Ndonje projekt artistik, nga i cili do te presim dicka te bukur?

Jam me pushime, por njekohesisht finalizova nje projekt qe kam nisur para disa kohesh.

Edhe pse ka pak vite qe ka dale ne treg, balada "Pash dy syte e tu" duket se ka thyer cdo lloj parashikim suksesi edhe nga vete ju. Cfare e ben kaq te dashur per publikun kete kenge sipas jush?

Nuk i ka kaluar parashikimet e mia ne fakt. Kam qene plotesisht e bindur ne suksesin e saj, duke marre parasysh punen qe i kam kushtuar. Per mua cdo kenge e imja ka suksesin e vet te merituar, sepse une realizohem bashke me to, gjithsesi suksesi mbetet relativ. Eshte shume e rendesishme qe kenget e mia te jene te nje niveli artistik qe mua me perfaqeson dhe te mos zhgenjej veten dhe publikun per nje "presje suksesi" me shume. Te dashur per publikun akoma sot pas 5 vitesh e ka bere teksti, muzika e mbi te gjitha une, zeri im dhe shpirti qe misherohet ne ate qe kendoj.

Jo me pak te vleresuara mbeten edhe kenget e mevonshme lancuar nga ju. Nder to "Nen efekt", "Dance floor is calling me", "Losing control", cila eshte me e dashur per ju?

Jam gjithmone pozitive per te gjitha kenget qe realizoj dhe kam arritur ne konkluzionin qe nuk mund te bej diferencime, sepse perkushtimi eshte i njejte.

Mendoni se po te jetonit ne Shqiperi suksesi juaj si kengetare do te ishte me i madh?

PO. Duke kujtuar qe suksesin ne Shqiperi e kam arritur ne nje moshe fare te re, vetem 15-vjecare, karriera artistike ishte e garantuar.

Njiheni me shume si kengetare e muzikes popullore, por kendoni edhe muzike te lehte. Cilat rryma pelqeni me shume?

Jam universale ne shije, alternohem t'i kendoj sipas mundesive, nder to me pelqen shume muzika Jazz.

Pjesemarrja juaj e fundit ne Festivalin "Kenga Magjike", dicka mbi eksperiencen ne kete festival muzikor?

Per mua ishte jo vetem hera e pare qe merrja pjese ne "Kenga Magjike", por edhe kthim ne skene televizive mbas shume vitesh mungese. Jam pritur shume mire nga produksioni, zgjedhja ka qene e publikut qe une te mos vazhdoja konkurrimin. Nje pjese e madhe e publikut identifikohet ne nje "tip" kategorie kengetaresh, te cilet i vlereson me nje "like". Ne kete rast like-t nuk ishin ne favorin tim.

Ju keni marre pjese para disa vitesh edhe ne Top Fest. Si ju duket niveli I ketyre kompeticioneve?

Une marr pjese si kengetare dhe jo si vleresuese e nivelit te ketyre kompeticioneve, gjithsesi mendimi im eshte shume pozitiv per te gjitha kompeticionet "live", por jane vete pjesemarresit qe e bejne nje kompeticion te arrire, te perfolur, apo te deshtuar.

Do ju shohim perseri ne festivale te muzikes, se lehte, apo pas kesaj pjesemarrjeje terhiqeni?

Sa te kem fryme nuk terhiqem nga ajo qe me mban gjalle, kenga e duartrokitjet e publikut. Keshtu qe do me shihni perseri e perseri e perseri dhe perdite e me te realizuar prane jush.

Aktiviteti juaj muzikor nder vite, pervec Shqiperise shtrihet edhe ne diaspore. Sa ndryshe dhe cfare i ben te vecanta organizimet jashte trojeve tona?

Organizimet jane deri diku ndryshe ne ide, ne perkushtim, ne realizim. Shpesh organizimet jane gershetim i kultures shqiptare me ate zvicerane, kjo perben edhe vecantine.

Me nje repertor te gjere, a ka Fatjeta ndermend realizimin e nje tjeter albumi?

Sigurisht, albumi tjeter po kurohet ne detaje, deri diten e publikimit te tij.

Bashkepunimet tuaja me te suksesshme?

Nder bashkepunimet me te suksesshme vecoj ate me Ramadan Krasniqin tek kenga "Lotet e mallit" dhe ai me vellane tim, Adem Barbullushin, nga ku kemi realizuar edhe albumin e trete.

Duke e lene pak menjane muziken, le te fokusohemi edhe ne pasionet e tjera. Fotografia. Nga postimet e tua ne Facebook kuptojme qe jeni mjaft e lidhur me te? Ndonje arsye e vecante, apo…

Pasion i hershem qe ne adoleshence, kam foto pafund te shkolles, thuajse ne cdo vend te Shkodres e me cdo shok e shoqe, pasion qe nuk me ben te ndjehem fotografe, por ta adhuroj castin. Me shfaqjen time ne facebook me jepet mundesia t'i ndaj me miqte dhe dashamiresit e mi, qe mezi presin te me shohin cdo dite apo te ndjekin risite e mia si Fatjete.

Pervec atyre personale, fotot qe publikoni permbajne emocion, portrete femijesh te varfer... Jane te rastesishme imazhet qe ju fiksoni, apo nje mision per te percjelle mesazhe te forta tek publiku?

Ka te beje shume me personalitetin tim. Aq sa jam e forte si Fatjete, aq jam edhe emotive. Imazhet jane komplet te rastesishme ne baze te emocionit qe me percjellin. Fiksoj gezimin, apo fatkeqesisht trishtimin qe me percjellin dhe me pelqen ta ndaj momentin me miqte e mi, pastaj shkalla e ndjeshmerise varet nga gjithsecili.

Libri, c'vend ze tek ju?

E dashuruar me te, dashuria e dyte pas kenges.

Hobe te tjera?

Sporti, kinemaja, shetitjet ne natyre, hipizmi, noti.

Besoni ne Zot? Sa e forte eshte lidhja juaj me Te?

Besoj shume. Zoti me ka dhene nje pasqyre, qe te shoh veten, ta njoh veten. Kush arrin te njohe veten arrin te njohe edhe Zotin. Sepse edhe ne lutjen qe une ia drejtoj Zotit, dy duart e mia drejtohen nga vetja.

Mekaton Fatjeta?

Nuk mekatoj, por vetem Zoti nuk gabon. Personi, te cilit i rrefeheni pa dorashka? Eshte nje person qe me kupton shume dhe qe une i besoj, pasi e gjej shume veten tek ky njeri, por duke e njohur e di qe nuk do t'i behej qejfi po ta permend me emer.

Si nis nje dite e zakonshme e juaja ne Zvicer? Sa ndryshon nga ajo e Shqiperise?

Nis me pergatitjen e Azemit per ne shkolle, pastaj nje gjysme dite pune dhe pason me aktivitetin sportiv, palester, not... varet edhe tek angazhimet e perditshme. Ne Shqiperi kam dite te jashtezakonshme dhe jo te zakonshme, jam ne angazhim total familjar e artistik, pasi i kam ditet e numeruara dhe kohen e paracaktuar.

Jeta private. Martesa si shkon?

Jam e martuar prej 15 vitesh. Jeta ne cift kerkon sakrifica, perkushtim, mbi te gjitha dashuri per te pasur nje familje, qe une kam fatin ta kem e se ciles i jam perkushtuar me gjithe qenien time.

Lidhjen me djalin, si do ta pershkruanit?

Ah... Azemi, motivi i jetes sime! Sa hap syte mendoj per te dhe bie te fle, duke menduar per te, madje eshte i vetmi motiv qe me le pa gjume, sepse ai rritet dita-dites dhe me te rriten dhe shqetesimet e mia si nene.

Femijeria juaj. Ku dhe sa ndryshon nga ajo e djalit?

Femijeria ime me ate te djalit tim ndryshon per faktin se une jam rritur ne nje familje te varfer, ndersa fatmiresisht Azemit nuk i mungon asgje. Une luaja hapa-dollapa , djali im luan me PSP (PLAY STATION) por me rendesi eshte qe shpirterisht jane te pasura te dyja.

"Zoteri", ky eshte titulli i balades pop-rock, me te cilen do konkurroni ne eventin "Celesi Muzikor" me 14 prill ne Kosove. Na thoni dicka me shume mbi kete angazhim Fatjete? Bashkepunetoret e saj dhe si lindi kjo kenge?

Pasi fitova cmimin "Best Dance" ne evenimentin "Zhurma Show 2012" ne Kosove, organizatoret me ftuan zyrtarisht ne kete eveniment te radhes dhe une e mora seriozisht kete iniciative dhe u mundova te pergatis kengen, me te cilen do te konkurroj. Zgjedhja ime ishte cifti i artisteve te talentuar, Armend Regjepagiq dhe Aida Baraku, pasi kisha kohe qe deshiroja nje bashkepunim me ta. Per orkestimin e finalizimin e kenges vendosa te ishte kompozitori i mirenjohur, Florent Boshnjaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›