E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: Rikompozim, ose negociata me PD per KQZ

Partia Socialiste sheh vetem dy menyra per zgjidhjen e ngercit te krijuar ne Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pas shkarkimit nga Kuvendit te anetarit te LSI-se, Ilirjan Muho. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS Damian Gjiknuri shprehe se duhet qe KQZ-ja e re te rikompozohet, ose mes partive te kete negociata per gjetjen e nje zgjidhje politike. Ne rast se asnje prej ketyre nuk arrihet, Gjiknuri shprehe se per PS-se nuk ka problem nese KQZ funksionon edhe me 4 anetare te propozuar nga Partia Demokratike. “Ne nuk propozojme anetare pasi nuk duam te behemi pejse e nje seksioni te PD. Ose KQZ te risjelle besimin ne procesin zgjedhor, duke u riformatuar, ose duke marre disa masa ekstra te cilat duhet t’i negociojme mbi ate qe KQZ nuk duhet te trajtohet si nje komision politik, ose le te vazhdojne te mbajne pergjegjesine e asaj qe bene deri ne fund”, u shpreh dje Gjiknuri. Ai shton se nese nuk arrihet nje zgjedhje, PS do te vazhdoj punen ne komisionet e nivele te dyta, pasi sic thote Gjiknuri, jane keto komisione qe bejne zgjedhjet. “Meqenese donin ta trajtonin KQZ si nje seksion te PD-se le ta mbajne, ti menaxhojne vet zgjedhjet, ne do te vazhdojme punen per pergatitjen e zgjedhjeve me komisionet e niveleve te dyta e te treta, zgjedhjet zhvillohen aty. Nese KQZ do te fus duart ne proces ne do te perballemi me skenar per te cilet do te pergatitmi”, tha dje per mediat Gjiknuri. Ai shprehet se shkarkimi i anetarit te LSI-se ne KQZ, Ilirian Muho ishte nje mesazh i qarte i kontrollit te KQZ-se dhe jo i balances se kerkuar nga Partia Demokratike. Gjiknuri shprehet se “ne kete menyre, PD i shnderroi anetaret e KQZ-se ne kamikaze politik per t'i perdorur ne deformimin e rezultatit zgjedhor”. Pavaresisht zhvillimeve dhe qendrimit te PS-se per te mos paraqitur kandidate per anetare te KQZ-se, Gjiknuri shprehet se opozita eshte e pergatitur per cdo zhvillim politik dhe skenar qe mund te behet nga ana e mazhorances. “Ta harroje ndokush se do te fuse duart KQZ ne procesin zgjedhor. Komisionet poshte le te bejne punen e tyre, Partia Demokratike le ta mbaje KQZ-ne sic ka zgjedhur do ta mbaje, ne do te pergatitemi per cdo skenar", u shpreh deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri. Deputeti i PS-se shprehet se PD-ja mund te zgjidhet situaten edhe duke zhbere vendimin per shkarkimin e Ilirian Muhos.

KQZ

“Te kthehet gjendja e meparshme, te zhbehet akti i Kuvendit, ose te ulemi, te dialogojme dhe te gjejme nje zgjidhje te qendrueshme per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, te formatim te ketij Komisioni dhe gjetjes te disa mekanizmave qe kthejne besimin tek vendimmarrja ne kete komision", u shpreh dje deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›