E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatkeqesi ne familjen e gjyqtares Hajdari shtyhet seanca

TIRAN- Fatkeqesia ne familjen e gjyqtares Fatmira Hajdari shkaktoi serish shtyrjen e seances se djeshme gjyqesore te te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit. Pas deshtimit per te katerten here trupi gjykues vendosi qe seanca e radhes te zhvillohej te henen tjeter.


Nderkaq me pare mesohet se gjyqtarja Hajdari kishte njoftuar me pare gjykaten per mungesen e saj per shkak te vdekjes se motres. Shtyrjet e njepasnjeshme te seancave ndodhin ne nje kohe kur te pandehurit e arrestuar ne menyre te vazhdueshme insistojne e pretendojne se iu kane kaluar afatet e paraburgimit.


Seanca e radhes ishte shtyre edhe seancen e javes se kaluar per nje tjeter mungese cka ka bere qe familjaret e viktimave te humbin durimin e tyre mbi kete situate. Procesi ndaj te akuzuarve te tragjedise se Gerdecit me pasoje 26 te vdekur dhe 300 te plagosur eshte perqendruar ne shqyrtimin e provave te organit te akuzues kunder te pandehurve.


Aktualisht jane duke u shqyrtuar dhe administruar nga gjykata provat shkencore te mbledhura nga hetuesit ne vendin e ngjarjes pas shperthimit te ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes. ku si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa u plagosen dhjetera te tjere.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›