Vijojne kthimet e emigranteve ne Kapshtice

Policia greke ka kthyer ne 24 oret e fundit 75 shtetas shqiptare qe kishin kaluar kufirin ilegalisht
KAPSHTIC- Pas pak kohesh te gjithe shqiptaret do te kene mundesi te ikin si qytetare te nje bote pa kufij pa vize ne kufi por duket se nuk mendojne keshtu ata shtetas qe e kane me te lehte te udhetojne per disa dite me radhe ne kembe nga mali per te hyre ne token e huaj dhe per te gjetur nje pune qofte dhe disaditore ne te.
Nga ana tjeter policia greke ka nisur fshesen per shqiptaret e paligjshem teksa kane rinisur kthimet e perditshme ne kufi.
Kalimet ilegale te shtetasve shqiptare drejt vendin fqinj Greqi jane sistematike. Vetem ne 24 oret e fundit ne piken kufitare te Kapshtices ne rrethin e Devollit sipas shifrave zyrtare te Drejtorise se Kufirit jane kthyer nga pala greke plot 75 shtetas shqiptare.
Keta persona kane kaluar ne brendesi te tokes greke pa dokumente teksa jane kapur ne zonen e Follorines Kosturit Kozanit Veriasetj. Por nuk kane munguar dhe rastet e kapura ne qytetin e Selanikut ne Greqine Veriore.
Megjithese eshte menduar se me mbylljen e sezonit turistik ikjet masive drejt Greqise nga mali te emigranteve ilegale nga Shqiperia do te perfundonin ato vazhdojne te jene gati ne te njejtat nivele.
Duke iu referuar te dhenave zyrtare ne Piken e Kalimit Kufitar te Kapshtices mesatarisht ne dite kthehen rreth 60-70 emigrante shqiptare te kapur pa leje qendrimi ne shtetin grek.
Te intervistuarit nga policia shqiptare kane deklaruar se kane hyre ne shtetin grek per te gjetur nje mundesi punesimi per te ndihmuar ekonomikisht familjet e tyre ne nevoje te cilat i kane lene ne Shqiperi.
Mosha e te kthyerve varion nga adoleshentet 14-vjecare deri ne 45 vjec. Sipas te njejtave burime me mbylljen e sezonit turistik ne Greqi pritet qe numri i kthimeve te jete edhe me i larte.
Policia greke nis spastrimin ne zonat turistike ku lejon me dhjetera klandestine te punojne gjate kohes kur ka dhe fluks te madh pune jo vetem ne turizem por dhe ne bujqesi ndersa aktualisht ndermerr operacione te shumta te kontrollit te shtetasve shjqiptare pa dokumente duke i transportuar ata drejt kufirit me te afert me Shqiperine.