E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatkeqësia e pafalshme. Për Gjirkastrën ekzistonin studime të hollësishme

Autori i Lajmit: red.
Zonat e rrethuara me të kuqe në hartat tona, janë zona të rrezikut që duhet të respektoheshin

Ka punuar në gjokastër rreht 20 vite dhe ka marrë pjesë në studimin gjeologo-inxhinkerik të rajonizimit që është bërë për gjthëqytetin e Gjorokastrës.

Studimet gjeologo inxhinierike sot janë një dosmosdoshmpri shumë e madhe edh epër shkak të dpëmtimeve të shumta qpë janë bërë në gjithë Shqipërisnë. Eshtë bërë punë shumë e madhe në studimin gjoelogjik-ixhinirik të disa qyteteve krysre, middi tyr eedhe të qytetit të Gjirokastrës
Mendoj që studimet gjologi-inxhinierike, ato që b;hen me investime të stetit duhet të bphen nga institucione në varçsi të shtetit. NDërsa për ndërtimet private mund të bëhen edhe nga pirvatë të licenbcuar, por me kust që të mborehen në shërvimin gjeologjik shqiptar, pra duhet patjetër të mbrohen në institucionin e shtetit.
Për Gjirokastrën, konretisht kam punuar në rajonizimin gjeologo-inxhinierik të gjrkastrës të shtrirë n katër mjedise ndërtimi: mbi shkmbinj gpëleqrorë ku intutita pooullor reka ngritur pjespn më të madhe të qytetit mbi këta shkëmbinj (palortoja, manalati, granica, etj) Kpta janë shkëmbinj të fortë dhe nuk kanë probleme gjeo-dinamike.
Një mjedis tjetër ndërtimi nç Gjorkastër është mjdesi flishor. Vetë intutita popullore gjirokastritët I ka ruajtur që tpë mos ndërtojnë këtu, dhe në raste kur kanë ndërtuar, janë bër në faqen jugore, kjo edhe pse aty riheshi nga dielli, edhe sepse ishin më të favorshme nga ana e ndërtimit. Por vitet e fundit janë bërë ndërtime nga të gjitha faqet e kodrave veriore, jugore të Gjrokastrps, por që kanë problkeme të gjedonamike, të rrpëshkitjes, të shembjes. Në studimin e bërë ne kishim përcaktuar disa zona të këtij rreziku, por mendoj që këto studime kanë një problem se as në bashki, komunë ata të urbanistikës nuk I marrin në konsideratë. Ata I marrin studimet gjoelogjike, dhe I kprkojnë, por ato zona që përcaktohen me vijë të kuqe nga Gjeologjia nuk duhet të jepen për sheshe ndërtimi. Dhe kjo ndoshta mund të bphet edhe me vendim qeverie.
Në Gjirokastër ka disa zona përfudn kodrave, qoftë laggja 11 janari, tek kodra e Shtufit etj të cilat duhet të jenë me rreth të kuq. Sepse kur vjen puna për përgjegjësitë, penalizohet gjeologu, kurse kur vjen puna për kompetencat, ai nuk dëgjohet, nuk e pyesin shumë kur është puna për të vendosur.
-Z. Agim, tani jemi përballë faktit kur shumë ndprme janë të përfunduara dhe njerëzit banojnë prej kohësh në këto shpate me rrezik siç thoni ju. Çfarë duhet bërë? A duhen shpërngulur banorët, a ka zgjidhje për t I forcuar themelet e pallateve? Rasti I Gjirokastrës do të sdhërvejë për të marrë spunto edhe për raste të tjera.
Apo duhet të presim që të bien edhe pallatet e tjera?
Të gjitha ankesat të mbledihen, të grumbullohen dhe të shikohen rast pas rasti. Dhe me grup specialistpësh të mblidhen e të shihert se çfarë problemesh kanë lindur dhe të merren masat për të mbrojtur ndprtimet nga këto probleme gjeo-dinamike.

Alarmi i specialistëve/ Mos ndërtoni shtesa apartamentesh. Mund të shkaktojnë shembje
Shtesat anësore dhe të kateve rrezikojnë shembjen e pallateve e para 90-s
Prekja e themeleve ose ndërhyrja pranë tyre prish ekuilibrat natyrorë
të ndërtimeve me shtresat e tokës

Të gjitha konstruksionert e vjetra që vitet e fundit janë ngacmuar, janë bër; shqerpësidhe do të mbeten shqetësim. Se pavarësisht nga ndopnjë problem I voigël kur janë bërpë, ato kishin zënë vend, kishin krijuar një ekuilibër natyror me siprfaqen e tokës. Hapja e themeleve të reja, qoftë me shtesa anash, apo qoftë me thelim duke u futur nën të, I prish këto ekuilibra natyrorë. pra, edhe nëse këto ndërtime të vjetra e kishin arritur një ekuilibër, njerëzit I kanë prishur këto ekuilibra duke hapur gropa më të thella, duke bërë bodrume, duke bërë shtesa etj, etj. Këto janë shwqetësim dhe nuk duhet lejuar që, në të gjitha konstruksionet e vjetra të futet nën të me punime të tjera, me shtesa
-Ju nuk jeni dakord as me shtesat anësore të pallateve?
Në asnjë mënyre. Çdo lloj konstruksioni që lakmohet, nuk është i mirë. PO u prekpn themelet ekzistuesde prishen komplet ekuilibrat. Ata që kanë bërë të tilla shtesa, tani mund të jenë të frikpësuar. Ata më aventurierët” do të thonë” NUk na gjen gjç”. Kurse ata që kanë pasur ndër mend të bëjnë shtesa dhe nuk kanë bër; ende, dotë thonë: Sa mirë që nuk kemi bërë shtesa.
Sidomos shtesat e kateve prëbëjnë propblem edhe më serioz, pasi katet shtesë rritin ngarkepen mbi themelet, presionin mbi to, ndprkohë qp konstruktori e ka parashikuar për aq kate sa është ndërtuar në fillim. Por edhe shtesat anësore janë me probleme, pasi çdo pallat ka zonpn e tij të influencës brenda të cilës nuk duhet të bëhet asnjë ndërhyrje. Kjo I ngjan pemës, pasi aty ku janë rrënjët, po gërmove, rrëzon pemën.
-Në këto kushte, cila është zgjidhja më e mirë për Gjirokastrën? Si mund tp ndalet dshkatërrimi I lagjeve që janë të ngritura në flish në Gjirokastër dhe në qytete të tjera?
fenomenet gjeo-dinamike në të gjithë zonën, anas rrugës automobilistike Gjirokastër-KAkavijë, dhe Tepelenë-Gjirokastër, ekszistojnë, qoftë tek varresta e dpshmirëe, teklagjja 11 janari etj. Zgjidhejt jeopen rast pas rasti.
-Në Gjirokastër pranë atij pallati që u shembu janë edhe disa të tjerë dhe banorët janë me siguri të trembur.
Atë do ta vlerpësoijnnë specialistët tsanpë që janë atje që e shikojnë me sy konkretisht, çfarë ka ndodhur , çfarë d; timesh ka pësurar teritori rreth e rrotull. Pas kpsaj mund të thuhet se sa të rrezikuar janë ata.
Probleme të tilla ka në të githa qytetet,prandaj del domosdoshmpri të bëhen studime të hollësishme dhe të caktohen zonat me rrezik për çdo qytet. Çdo shqetësim që kanë qytetet kryesore të kenë një studim të mirëfilltë gjeollogjik pas këssaj ngjarjeje tepër të rëndë

Gjovalini
Për shkëmbin në kalanë e Beratit
Për rastin eBEratit uishtre një problkem shqetpsues për banorët e lagjen manhgalem. ne kemi shkuar me 2-3 grue per per studiuar fenomenet gjeo-dinamike pikpërisht në lagjjen “Mangalem”, në lagjjen “Goricë”, në lagjjen 1 Maji poshtë kalasë ku janë dhënp të gjitha masat oarandaluse., EShtpë komunikuiar edhe me pushtetin lokal dhe janë dorëzuar edhe studimet e gjithë fenomeneve gjeodinamike ku janë dhënë masat parandaluese. Kemi në dorë këto dy vite studimin për realizimin gjeo-0inxhinierik për gjithë qytetin e Beratit, I cili përcakton territoret e planoifikuara për ndërtime. Nuk mendoj që ka rrezik, por nuk di se çfarë po bëhet dhe nëse porositë tona janë ëuyar në vend. Por nëse përmbushen, nuk ka asnjë rrezik. Masa të tilla që konsistojnë në variante të ndryshme, qoftë varianti I çimentimit të gurëve që të mos kenë mundpsi të lpëvizin më vonp, mas tjetër është vendosja e rrjetave, duke inkastruar në shkpmb ca leva të m,pdha që mbajnë rrjetën, e cila oengon rënien e gurëve në rrugë. Po tp zbatohen ato që kemi parashikuar në studim, nuk ka për të ndodhur asgjë.

Refleksion
Ai fshatari që ndërton ditë e natë dhe ngre katet e vilës së tij, nuk e di rrezikun, nuk arrin ta shohë se ku fshihet thellë nën themel “magjia e keqe” që do t ia hedhë në tokë si krimbi bimën. Ai e shikon atë vetëm kur i plasariten muret. Dhe nuk është vetëm ai fshatari; 80% e popullsisë që ndërton vetë, nuk ka sensibilitetin e duhur se nga rrezikohet një ndërtim. Në vend të interesimit për sigurinë e banesave, njerëzit interesohen për legalizimin e tyre dhe për të vazhduar katet e lëna përgjysmë. (Ja, sa bukur po nxjerr fletë të reja bima!)
Ndërsa, kur flitet për legalizimet, e vetmja pikë e konsideruar kriter, është: Do të legalizohet nëse nuk prek planin urbanistik, do të prishet po qe se e kap plani. Deri më sot, nuk ka një barrikadë proceduriale “shtetërore” për legalizimin e ndërtimeve edhe mbi një kriter tjetër siç është siguria e tyre (mjaftohet tek falsiteti i një letre që konsiderohet “studim i kryer”). Nëse nuk ndryshon kursi, do të presim të legalizohen gërmadhat e ardhshme.
Ndërtimet e palegalizuara dhe pa studime gjeologjike nuk duhen legalizuar. Sepse në momentin që shteti jep lejen, në një mënyrë ai i thotë qytetarit: Ndërtimi yt është në rregull dhe unë të garantoj me këtë ndërtim. Por kur atij t i ndodhë fatkeqësia, do të kërkohen me policë inxhinierët apo do të fajësohet edhe vetë qytetari se “ti vetë e ke ndërtuar pa pyetur për terrenin”. Por ka edhe shteti përgjegjësinë e vet në këtë mes, pasi një legalizim prone i thotë qytetarit: “Jeto aty se shtëpia jote është e sigurt”. Sepse shteti nuk mund t i lajë duart si Pilati, duke ligjëruar ndërtime-çarqe.
Në Gërdec vazhdojnë të jetojnë, ata që patën dëmtime të lehta të shtëpive, por edhe ata të tjerët, që po i ndërtojnë nga e para. Në një rreze të caktuar, ndërtimi është ndaluar, por zërat e specialistëve ka kohë që thonë se rreziku ekziston në një rreze më të gjerë. Qeveria nuk guxon t u thotë këtyre njerëzve: “Largohuni prej aty dhe mos u ktheni më!”, sepse ajo vetë nuk ndihet e aftë t ua ofrojë atyre alternativën që do t i bindte për të lëvizur. Në këto kushte zbaton parimin e pashkruar: “Mos përhap panik kur nuk ke zgjidhje”. Qeveria shkon me shpresën se ç pati për të ngjarë, ngjau dhe sa të jemi ende ne, mbase nuk do të ndodhë më. Ndërsa, pasi kjo qeveri të mos jetë më dhe fatkeqësia të përsëritet, bie fjala pas 10 vitesh, secili nga ata që duhet ta thotë sot fjalën, do të mendonte: “Deri atëherë, qofsha shëndoshë për vete”.
Qeverisësit e këtij vendi dhe ata para tyre nuk kanë ndjerë detyrime largpamëse për t i parashikuar fenomenet dhe për të parandaluar të keqen. (Ata kanë një mekanizëm të veçantë të menduari që e mbyll ciklin me vitet e mandatit, janë si qiraxhinjtë e këqij). Pas çdo fatkeqësie bëjnë zhurmë, replika, reagojnë, premtojnë, bëjnë plane që e dinë që dalin jashtë kohës së qeverisjes dhe që bëjnë sikur i fillojnë, pastaj gjërat harrohen rrugës. Këtu askush nuk mendon seriozisht për të nesërmen e njerëzve. Shembulli i Gërdecit tregoi se nuk ka shumë shpresa për ata që jetojnë në ndërtime të pasigurta.
Specialistët e gjeologjisë thonë se shteti është kujtuar tepër vonë, se në këto 15 vjet janë bërë kaq shumë ndërtime që nuk mund të zhbëhen më dhe vendi nuk ka fuqi për ta hedhur tej këtë minë me sahat në themelet e shtëpive tona, që nuk dihet se për ç kohë është kurdisur. Nuk është e mundur të prishësh dhjetëra e qindra ndërtime e të strehosh mijëra njerëz në banesa të reja. Eshtë tepër vonë dhe përsëri, më mirë vonë se kurrë: Së paku të ndalen ndërtimet e tjera me rrezik shembjeje që e keqja të mbetet në përmasat e sotme e të mos marrë përmasa të reja. Ky do të ishte lajmi më i mirë brenda lajmit të keq
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›