Pallatet me leje formale, të rrezikuara në gjithë vendin
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Licencat për studime gjeologjike kanë marrë edhe persona të paaftë. Marrja e pamerituar e një diplome për inxhinieri ndërtimi apo inxhinieri gjeologjie, konvertohet në kërcënim serioz për sigurinë e banesave dhe jetën e njerëzve
Propozimi/ Ja çfarë duhet bërë për të penguar katastrofat e ndërtimeve në terrene të pjerrëta argjilore
Zonat ku ndërtimet rrezikohen nga rrëshqitja e dherave
Prof. Serjani: Të sigurohen dhe forcohen themelet, pas verifikimit të rasteve në rrezik
Qytetarët kërkojnë mbrojtje të plotë nga qeveria, për gjithçka, përfshirë edhe sigurinë e strehimit të tyre, por nuk e dinë se nga ana tjetër, qeveria e ka zhveshur veten nga çdo lloj detyrimi të tillë dhe e ka lënë përgjegjësinë e ndërtimeve në duar të zyrave private, individëve, që pasi kanë marrë një licencë, e shfrytëzojnë atë për të fituar shuma parash, pa bërë studime të vërteta gjeologjike. Duke marrë shkas nga Tragjedia e Gjirokastrës (tashmë për ironi të fatit, është bërë traditë, që çdo tragjedi merr emrin e një vendi), gazeta “Ballkan” kërkoi mendimin e Prof. Dr. Afat Serjani, specialist i fushës së gjeologjisë, ish-kryegjeolog dhe punonjës në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike e deri kohë më parë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjeologji-Minierave.
Nuk është befasuar aspak nga rrëzimi i një pallati në lagjjen “11 janari” të Gjirokastrës. “Kjo pritej të ndodhte dhe, për mua si specialist nuk përbënte çudi.”, thotë prof. Serjani. Në cilësinë e njohësit të mirë të terrenit në Gjirokastër, që është edhe vendlindja e tij, tregon të gjithë ecurinë e ngjarjeve, pikënisjen e tyre që nga ndërtimet e para në vitet 70 e deri në ditët e sotme. Por Gjirokastra nuk është e vetmja e rrezikuar. Prof. Serjani tregon se në shumë zona të tjera të vendit, me rrezik të madh shembjeje për shkak të formacioneve argjilore të tokës, janë bërë ndërtime të pamenduara. Ndërkohë, nga ana ligjore, firmat ndërtuese rezultojnë në rregull me dokumentacionin, ndërsa studimet gjeologjike shpesh mungojnë dhe raportet për to janë tërësisht fiktive. “Ka shumë të ngjarë, që nga pikëpamja e dokumentacionit, edhe firma që po kryente punimet në atë faqe- kodër ku ndodhi tragjedia në Gjirokastër, të jetë në rregull”, thotë prof.dr. Serjani. Në këtë situatë, ai shtron nevojën e ngutshme të aktivizimit të një strukture shtetërore për verifikimin e lejeve gjeologjike rast pas rasti, duke filluar nga zonat më në rrezik dhe deri në ato më pak të rrezikuara. Gjithashtu, thekson rëndësinë e vlerësimit të dhënies së licencave për studime gjeologjike, të cilat i kanë marrë edhe persona jokompetentë apo me rezultate të dobëta universitare. Në këtë moment, rëndësia e të marrit të një diplome me meritë është jetike jo për individin që e merr, por për shoqërinë.
-Profesor Serjani. Ju keni punuar disa kohë në Gjirokastër dhe si specialist i gjeologjisë, a mund të na tregoni diçka për shtresat e tokës ku po kryheshin gërmimet për një ndërtim të ri, dhe ku ndodhi shembja e një pallati ekzistues.
Në vitet 70, në Gjirokastër u zgjerua rruga. Por, nuk mund të zgjerohej rruga nga ana e fushës, por duhet të zgjerohej nga ana e shpatit. Shpati këtu ishte me flish dhe me ato formacione të tokës, ishte mëse e qartë, se do të kishte shembje e mund të shembej madje e gjithë kodra. Aty dukej shumë qartë, se formacioni qe shumë i rrëshqitshëm edhe si rezultat i ujërave. Por çfarë u bë për ta mbajtur atë pjesë kodre?
U betonua nga ndërmarrja Rruga-Ura komplet me beton, që të mos rrëshqiste kodra.
-Kur kanë filluar të ngrihen pallatet në këtë faqe kodre?
Po në vitet 70, pasi ishte bërë rruga, për herë të parë në Gjirokastër, duke qenë se po zgjerohej qyteti, lindi nevoja e ndërtimeve edhe në flish, pra, edhe në këto lloje formacionesh. Por po të vësh re, qytetet tona në kohë të vjetra janë ndërtuar mbi formacione gëlqerore ose mbi formacione të forta që kanë bazament.
-Po ndërtimet e vjetra karakteristike në lagjje- muze të Beratit, Gjirokastrës etj, a përbëjnë problem? Mbi çfarë shtresash janë ngritur ato?
Këto shtëpi mund të përbëjnë problem vetëm për arsye të vjetërsisë, sepse kalbet druri, por nuk kanë probleme bazamenti. Ato nëse meremetohen, nuk rrëzohen.
Ato janë ndërtuar mbi formacione të qëndrueshme, falë intuitës dhe urtësisë e përvojës së trashëguar brez pas brezi të njerëzve Atëherë qytetarët e ndërtonin për vete shtëpinë, kurse tani ndërtimin ta bëjnë të tjerët. Kjo traditë e ndryshuar pati ndikim negativ.
-Edhe ata që ndërtojnë vetë sot, nuk pyesin më parë se mbi ç tokë ndërtojnë
Eshtë fatkeqësi që njerëzit nuk e kuptojnë rrezikun.
-Pra, e lamë mendimin tek vitet 70 kur lindi nevoja për të ndërtuar në flish…
Po, pasi lindi një nevojë e tillë, studimet inxhiniero-gjeologjike i bënte zyra e projektimit dhe në Gjirokastër ishte kryetar i zyrës së projektimit një inxhinier shumë i zoti, Niko Panajoti. Ai vinte tek unë që isha kryegjeolog në ndërmarrje gjeologjike dhe bisedat tona rrotulloheshin pikërisht rreth çështjes: Të bëjmë a të mos bëjmë ndërtime në flish? Dhe kjo kërkonte studime më vete. Flishi, ky formacion shtresor që kombinonte shtresat e argjilave me shtresat e ranorëve, në shpate të pjerrëta me kënde rënieje shumë të madh, mbi 30 gradë, është i shembshëm dhe nuk ka garanci asnjëherë.
-Atëherë, cili qe mendimi i specialistëve: Të bëheshin apo jo ndërtime në një bazament të tillë dhe si?
Pas studimeve gjeologjike që u bënë, u caktuan zonat ku do të ndërtoheshin, por jo zonat me pjerrësi të madhe shpati, edhe pse atëherë bëheshin ndërtime jo më tepër se 6 kate. Ndërsa sot, aq më tepër që bëhen ndërtime më të larta, nuk duhet ndërtuar në pjerrësi të mëdha…
-Me sa jemi informuar, ndërtimi që u shemb në lagjen “11 janari” në Gjirokastër ka nisur në 86-n, por ka mbaruar në 92-shin. Pra duhet të jetë bërë me studimet e asaj kohe për të cilën flisni
Tek ai shpat janë bërë 3-4 pallate që në vitet 70, por janë bërë në nivelet e sipërme dhe jo afër rrugës, jo në zonën ku ishte rreziku. Më pas, sidomos pas vitit 2000, makutëria për të shfrytëzuar sa më tepër hapësirat për ndërtime, (sepse industria e ndërtimit është nga më fitimprurëset në vend), u bënë ndërtime në vende të pjerrëta, ndërtime të larta që nuk diskutohet se janë të rrezikuara nga shembja, nëse themelet nuk betonohen në hekur dhe thellë. Dhe në të ardhmen nuk është fare e çuditshme, që në këtë zonë të shemben edhe pallatet e tjerë.
-A ka zona të tjera Shqipëria, që janë në rrezik shembjeje, ku është ndërtuar në zona argjilore të pjerrëta?
Në Gjirokastër, e gjithë lagjja që është ndërtuar në anën e spitalit, është në një formacion argjilor dhe atje ku është pjerrësia e madhe e terrenit, atje risku është mbi kokë. Përveç shpateve të Gjirokastrës, formacione të tilla duhet të ketë edhe Kruja, qytet i pjerrët, por nuk kam ndonjë gjë konkrete. Mbi të gjitha, jam i çuditur se si mund të ndërtosh në Vlorë, në shpatin mbi shkollën e Marinës, ku ka pjerrësi të madhe. Jam çuditur se si kanë marrë guximin të ndërtojnë atje, mbi një formacion tërësisht argjilor. Atje mund të shembet gjysma e kodrës dhe do të ndodhte një katastrofë shumë e madhe. Kush i ka bërë studimet, si i kanë bërë, çfarë garancie na kanë dhënë…Unë nuk i kam parë nga afër studimet e tyre, por që nga larg ndërtime të tilla duken se janë shumë të rrezikshme.
-Ku është pika e dobët, ku tolerohet, ku është ajo hallka që mungon në këtë zinxhir procesesh që rrezikon të mbyllet me hallkën fatale të shembjes së shtëpive?
Dikur ishin zyrat e projektimit që bënin studimin inxhiniero-gjeologjik. Në rang vendi në Tiranë ishte ndërrmarrja Gjeologji-Gjeodezi, që bënte studimet gjeologjike edhe të hidrocentraleve, edhe të ndërtimeve të të gjitha natyrave. Dhe atje kishte specialistë të mirëfilltë. Përgjegjësia ishte padyshim shumë e madhe. Pas 90-s, u shpërndanë studimet e centralizuara dhe tani bëhen në rrugë individuale. Ka specialistë shumë të mirë që kanë punuar edhe më përpara në këtë fushë dhe që i dinë edhe koeficientët e përllogaritjeve dhe treguesit që duhet të ketë një godinë për themelet, edhe përllogaritjet sipas formacionit. Sot, një pjesë e tyre i bëjnë të tilla studime. Por përveç tyre, licenca për studime inxhiniero-gjeologjike kanë marrë edhe persona jokompetentë, që nuk kishin punuar asnjëherë në këtë punë që kanë një diplomë, që nuk dihet nëse e kanë marrë me 10, me 7-ta apo me të shtytur. Ligjërisht, asnjë pallat nuk bëhet pa raportin gjeologjik dhe të gjitha firmat e ndërtimit e marrin këtë leje, por problemi është se këto leje lëshohen pa u bërë vërtet studimi, pa u bërë analiza për fortësinë e dheut, lagështinë, për qëndrueshmërnë, për rezistencën në shtytje në tërheqje. Faktikisht, këto bëhen rrallë.
-Ju thoni që firmat e ndërtimit dalin “të palagura” nga të tilla pasoja siç është shembja e ndërtimeve të tyre?
Firmat e ndërtimit dalin në rregull, se ato i kanë të gjitha lejet, leje ndërtimi, leje të studimit gjeologjik …Firmat ligjërisht janë shumë në rregull, edhe pse praktikisht, nuk janë në rregull, sepse marrin një raport fiktiv, pa qenë i studiuar themeli. Sepse, që ta studiohet themeli, duhet të bëhen çpime. Faktikisht nuk i bëjnë. Madje, ka raste që firmat e marrin këtë raport pa e takuar fare specialistin dhe pa e parë spacialisti fare themelin.
-Pse ndodh ky formalitet? Pse një inxhinier arrin të lëshojë një raport formal?
Ata sillen si afaristë që fitojnë lekë duke u dhënë leje pronarëve të ndërtimit, mjafton që kanë licencën. Dhe ai raport njihet që të vazhdojë ndërtimi. Pastaj, askush nuk e kontrollon cilësinë e këtij raporti për vërtetësinë e tij.
-Kush duhet ta kontrollojë, cila strukturë?
Minstria e Transportit duhet t i ketë këto struktura dhe duhet t i ushtrojë këto kontrolle. Në Tiranë bëhen ndërtime 10-katëshe dhe, duke i pasur themelet mbi argjila, pesha e madhe e tyre mund të shkaktojë depresion të formacioneve, vetë pallati mund të krijojë çarje, edhe të shembet. Këto kërkojnë studime komplekse me përgjegjësi. Çdo ndërtim duhet të ketë studimin e vet me analiza, me prerje gjeologjike, me tregues dhe skemë gjeologjike. Por njëkohësisht duhet të ketë edhe një verifikim të këtij studimi, të garancisë së përllogaritjeve të parametrave, bie fjala të rezistencës së shkëmbit. Këto faktikisht dikush t i kontrollojë dikush dhe ai që duhet t i kontrollojë, duhet të jetë shteti. Por shteti e shikoni që nuk mban përgjegjësi për asgjë. Firmat do të vazhdojnë të marrin licencën, do ndërtojnë edhe atje ku nuk duhet ndërtuar, se edhe ligjërisht do të vazhdojnë të jenë në rregull. Edhe firma që kishte këtë pallat që shkaktoi shembjen e tjetrit, dokumentacionin ligjor mund ta kenë në rregull, por nuk kanë llogaritjet teknike në rregull. Si gjithmonë punohet për të qenë brenda dhe jo për të siguruar jetën e njerëzve, për të siguruar ndërtimet.
-Pra, problemi qëndron tek formaliteti i lëshimit të lejeve nga pikëpamja e sigurisë gjeologjike e sizmiologjike të ndërtimeve…
Ky shtet formal është në të gjitha drejtimet, nuk mban përgjegjësi në asnjë drejtim për njerëzit. Në aspektin ligjor ka rregulla se si duhet të ndërtohet. Problemi është se kush i kontrollon, kush e kontrollon zbatimin e ligjit.
-KRRT-të kanë specialistë, inxhinierë ndërtimi e gjeologjie, që mund të kontrollojnë, të bëjnë matje përpara se të lëshojnë lejet…Pse i lihet një raporti formal të një privati kjo punë, që ka të bëjë me sigurinë e jetëve njerëzore?
Çdo firmë ndërtimi patjetër që duhet ta kontrollojë dhe të jetë e bindur, se çdo studim është i garantuar. Nuk ka një institucion që të marrë përgjegjësinë, që t i kontrollojë dhe t i ndalojë ndërtimet me probleme.
-Mendoni se ndërtuesit janë të pandërgjegjësuar për rrezikun e ndërtimeve të tyre bazuar mbi studime fiktive apo janë të vetëdijshëm për këto rreziqe e përsëri rrezikojnë popullatën për hir të fitimeve? Nëse pranojmë të dytën, atëherë del se ata janë antihumanë, ndërsa për të parën, se kanë një horizont të ngushtë.
Ndërtuesi, në aspektin ligjor është brenda. Atij i duhet dokumenti i lëshuar që të jetë në rregull, që të mbledhë paratë të bëj pallate. Por po ta kuptonte se duke ndërtuar ngjitur me pallatin tjetër, ai do të shembej, natyrisht që nuk do ta bënte këtë. Por ata luajnë me rrezikun sa prej ndjenjës për fitim, po aq edhe nga kufizimi për të kuptuar përmasat e rreziqeve.
-Në rastin e ngjarjes së Gjirokastrës, çfarë duhej të kishte bërë firma që po ndërtonte?
Së pari, duhej që të siguronte pallatin e parë, pastaj të ndërtonte tjetrin. Duhej derdhur hekur e beton që të siguroheshin themelet e atij pallati.
-A sjell rrrezik për ndërtimet, ndjenja e kursimit të ndërtuesve? Se p.sh ju thoni që duheshin siguruar themelet e pallatit tjetër më parë, e kjo do të kërkonte një kosto shtesë…
Patjetër që ka kursim dhe nuk dua t i futem këtyre llogarive se një ndërtues që merr 500-600 euro m/2, kur atij nuk i kushton më shumë se 300 euro/m2. Duhet të ketë përllogaritje të sakta nga shteti, që të ketë kufi për koston. Fitimi nuk është 20%, fitimi është shumë më i madh. Por ndërtuesit nuk pësojnë asgjë në këto raste, sepse me dokumenta ata janë në rregull, gjithçka figuron e ligjshme. Për këtë kodër ishte e qartë se atje nuk duhej të ndërtohej më.
-Nëse sot do të ishe kryetar i shoqatës së ndërtuesve, çfarë do të bëje, si do të reagoje duke marrë shkas nga kjo ndodhi?
Shoqata ka lloj-lloj dhe ata e dinë vetë, më mirë sesa unë, se çfarë duhet të bëjnë. Puna është pse nuk i bëjnë ato që duhet të bëjnë. Kryetarët e shoqatave që janë specialistë, i kuptojnë mirë këto fenomene, por nuk veprojnë, ndoshta nuk i dëgjon kush. Edhe në Gjirokastër ka një shoqatë ndërtuesish që ishte shprehur për të mos ndërtuar në atë faqe kodre, por përderisa bashkia jep leje, domethënë se shoqatën nuk e pyet njeri. Duhet bërë kontrolli teknik i cilësisë së studimeve, gjëra që faktikisht nuk bëhen. Dhe kur nuk bëhen në këtë rast me rrezik për njerëzit, merre me mend për raste të tjera.
-Moszbatimi i distancave urbane në ndërtime, çfarë rreziqesh evidenton?
Zbatimi i distancave ka shumë rëndësi, sidomos në shpate të pjerrëta. Distanca gjithnjë duhet të jetë e garantuar, jo vetëm me llojin e formacionit gjeologjik, por edhe me pjerrësinë e shpatit, me thellësinë e themeleve. Të tëra këto parashikohen në studimin inxhiner-gjeologjik. Që distancat nuk zbatohen, mjafton të shihni Tiranën. Në një sipërfaqe të vogël, përreth sheshit Skënderbej, shikoni sa pallate janë. Zgjerimi i qyteteve nuk bëhet kurrë në qendër të tyre, duke u zënë frymën, por krijohen qendra të reja në periferi të qyteteve me planimetri, me rrugë të planifikuara etj. Këtu tek ne ndodhi një paradoks: ndërtime spontane në periferi të Tiranës, pa studime e pa rrugë.
- Thatë se ka edhe zona të tjera në vend ku banesat rrezikohen të shemben. A mund të bëhet ndonjë zgjidhje tani, pasi këto pallate janë të ndërtuara e të banuara?
Zgjidhja e vetme është, që të kontrollohen nga specialistët distancat, themelet dhe atje ku ka rrezik, duhet të bëhet me hekur-beton garantimi themeleve. Po nuk u bënë këto, do të ketë shembje të tjera, sepse me kalimin e kohës, në mos shpejt, vonë, ujërat bëjnë punën e tyre, futen në tokë, në shtresat argjilore dhe i dëmtojnë.
-Ndërtime në kodra kanë shumë qytete të vendit. A kanë arsye të frikësohen banorët e tyre?
Ndërtimet në kodra në këtë formacion përbëjnë rrezik, por në kodra me formacion gëlqeror nuk kanë rrezik, kanë bazament shumë të fortë. Në shpatet e Krujës mund të ketë ndërtime në flish që janë të shembshme, ose janë ndërtimet rreth Tiranës, në formacionin e Prezës, përballë Aeroportit. Edhe atje shpatet janë të paqëndrueshme, me argjilë. Atje po ndërtove shumëkatëshe, e kanë me vete rrezikun e shembjes, në mos edhe menjëherë.
-Në qytetet e Veriut ku relievi është edhe më i pjerrët, si paraqitet situata?
Në përgjithësi, në qytetet e Veriut formacionet e tokës janë të forta, o gëlqerorë, o magmatikë, por sidoqoftë, për çdo qytet, për çdo lagjje, për çdo ndërtim, shikohen dhe vlerësohen në vend gjërat, nuk mund të bëhet një vlerësim apriori.
-Një pjesë të ndërtimeve të bëra nga vetë qytetarët, ndërtime informale 2-3 e më tepër kate, duke qenë pa leje, (supozohet edhe pa studime gjeologjike) a janë më të rrezikuara?
Nuk ka rëndësi në është e legalizuar apo e palegalizuar ndërtesa. Ajo duhet të ketë garancinë teknike se nuk shembet me kalimin e kohës. Dhe formalisht, të zotët e tyre mund t i marrin të gjitha letrat. Kjo nuk ka diskutim se edhe në komuna, edhe në bashki marrin fitimet e tyre. Por këto leje duhet të verifikohen në vend se në ç gjendje janë dhe ç rreziqe kanosen.
-Atëherë, nuk duhet të legalizohen ndërtimet që janë në zona të rrezikshme?
Shërbimi gjeologjik ka një qendër që quhet Qendra e Studimeve Inxhiniero-Gjeologjike. Asaj i duhet ngarkuar detyrë t i kontrollojë të gjitha ndërtimet në formacionet ku janë bërë, studimet teknike që kanë, sa të garantuara i kanë. Pasi të kryhet ky verifikim, atëherë do të mund të thuhet, se cilat ndërtime rrezikohen, cilat nuk rrezikohen dhe cilat duhet të marrin masa për përforcimin e themeleve. Ky departament i gjeologjisë civile mund ta kryejë shumë mirë këtë punë, sepse është për studimin gjeologjik të themeleve të ndërtimeve. Por, faktikisht, nuk i është ngarkuar kjo detyrë dhe nuk është financuar për studime të tilla. Që të kontrollojë, duhet të ketë fondin përkatës dhe një planifikim se çfarë do të kontrollojë këtë vit e çfarë vitin tjetër. Duhet të kontrollojë më parë ato ndërtime që janë në formacione të rrezikuara, e më pas, ato më pak të rrezikuara, më parë rrethe ku ka më tepër ndërtime, e pastaj ato ku ka më pak. Por për këtë duhet të hidhen paratë e projekteve.
-Në faqet e malit të Dajtit si janë formacionet për ndërtime?
Në Malin e Dajtit nuk duhet të bëhet asnjë ndërtim për banim sepse është Park Kombëtar. Janë apo jo të sigurta, nuk ia vlen ta dikutosh në këtë rast. Brenda kontureve të Parkut Kombëtar mund të bëhet vetëm ndonjë ndërtim që i shërben popullit për shlodhje dhe këto me studime të sakta. Ndërsa ndërtimet në majën e Dajtit nuk kanë rrezik se janë mbi shtresa gëlqerore dhe nuk kanë probleme si në rastin e Gjirokastrës apo mbi varrezat e Tufinës. Në ato shpate argjilash, rreziku mund të jetë edhe më i madh se në rastin e Gjirokastrës, ku formacioni argjilor atje është edhe më i shembshëm. Po këto janë ndërtime private për të cilat nuk çan kokën njeri.
-Po kodrat e Beratit a kanë formacione argjilore?
Sigurisht që kanë flish si ky i Gjirokastrës. Dhe në të tëra vendet ku terreni është shumë i pjerrët, ka shumë rrezik. Edhe në Berat ndërtimet bëhen pranë njeri-tjetrit dhe nxjerrin themelet e njëri-tjetrit. Kur pjerrësia e terrenit topografik nuk është e madhe, nuk ka rrezik.
-Ndërkaq, ndërtimet në terrene të drejta, a janë të shpëtuara nga rreziqe shembjesh?
Nëse bëhen në fushë dhe janë shumëkatëshe, nga pesha e tyre mund të ketë depresion të shtresave të tokës, ulje të formacionit argjilor. Duhet të ketë themele hekurbetoni shumë të gjerë, që ta mbajë. Nëse bëhen në mënyrë të tillë që të shpërndahet pesha e të mos bjerë në një pikë, rreziku shmanget.
Falsiteti i diplomave, inxhinierë të paaftë që marrin më qafë njerëz
Nëse deri dje, e kemi parë falsitetin e diplomës si një konkurrencë të pandershme, tani mund ta shohim për më tepër si një rrezik serioz. Nëse deri dje njerëzit kanë menduar se marrja e një diplome pa meritë, edhe me para siguron një vend pune kudoqoftë, tani mund të mendojnë se një diplomë e pamerituar mund të marrë edhe jetë njerëzish…Diplomat janë kthyer në një pazar me leverdi për pedagogë të caktuar. Prof. Afat Serjani pohon se ka dëgjuar një nga këto histori, kur pedagogu kërkon 300 euro që të fusë studentët në provim. “Ndërtimet nuk duhet të bëhen kuturu, por mbi llogaritje teknike me precizionin që kërkojnë shkencat ekzakte. Dhe këto i kanë mësuar në fakultet edhe më parë, edhe tani. Por çështja është se sa i përvetësojnë dhe sa i zbatojnë”, thotë gjeologu Afat Serjani, duke gërshetuar lëshimin e raporteve formale gjeologjike për ndërtimet me paaftësinë e njerëzve të diplomuar dhe fitimin në mënyrë fiktive të një diplome.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008