Fati i studimit të ndërtimeve, jo në duar të privatëve
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Emergjencat Civile nuk funksionojnë. Kemi sinjalizuar për katastrofat e mundshme, por nuk jemi dëgjuar
Bashkitë e komunat s kanë marrë në mbrojtje shtëpitë në rrezik shembjeje
Numri i telefonit i Shërbimit Gjeologjik për qytetarët: 042 22 29441/ 042 22 22 578
Emergjenca civile nuk funksionon as si emergjencë dhe as si plan për t u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar. Rastet e shtëpive private me shkarje që kemi sinjalizuar, nuk janë marrë në mbrojtje nga pushteti lokal
“Çdo objekt që ndërtohet mbi sipërfaqen e tokës kërkon studim gjeologjik. Ky studim mund të kryhet nga persona privatë të licencuar ose mund të kryhet nga institucione shtetërore, ku i vetmi është Shërbimi Gjeologjik”, thotë specialisti Gjovalin Leka. Por ndonëse studimi mund të kryhet privatisht, leja e ndërtimit nuk mund dhe nuk duhet të lëshohet e bazuar në një raport privat. Specialisti e Gjeologjisë shprehet se është e domosdoshme që studimet gjeologjike të zyrave private duhet të mbrohen në institucionin e shtetit, para një byroje të ngritur nga specialistë të Shërbimit Gjeologjik. Gjovalin Leka mendon se “Vetëm pasi të jetë mbrojtur këtu studimi, atëherë të njihet si i vlefshëm”. Por kur është fjala për kostot që do të kërkonte kjo “zgjatje rruge”, ai thotë se, nëse shteti kërkon garanci në ndërtime, duhet të mundësojë fondet që specialistët e shërbimit shtetëror të kryejnë analiza në terrenin e ndërtimeve, ose të vendoset me ligj pagesa pranë Shërbimit Gjeologjik të cilën duhet ta bëjnë ndërtuesit. Më poshtë, në një intervistë të detajuar për gazetën “Ballkan”, Gjovalin Leka shpjegon se çfarë ka ngjarë gjithë këto vjet me ndërtimet, si është shpërfillur gjeologjia si fushë studimi nga shteti duke u rrudhur me reforma, si dolën “jashtë mode” gjeologët në kërkim të një pune tjetër, çfarë “mine” është mbjellë në themelet e dhjetëra e qindra ndërtimeve, mundësitë për të ndrequr këtë problematikë të madhe dhe pasojat e pashmangshme që vetëm sapo kanë nisur të paguhen…
-Shërbimi juaj gjeologjik a ka kryer studime për efekt të lëshimit të lejeve për ndërtimin e pallateve?
Realisht, ne kemi kryer studime të tipit rajonal, për gjithë qytetin, i cili jep prioritetet e zonave se ku mund të ndërtohet në parim dhe ku nuk është mirë të ndërtohet ose nuk duhet ndërtuar fare. Por kjo nuk mjafton. Çdo objekt kërkon studimin e vet. Studimi nga ana teorike shoqërohet me shpime atje ku është e nevojshme të kryhet dhe për veprat mbi 5-katëshe duhet të kryehen patjetër të tilla për të parë se sa është trashësia e shtresave që do të përballojnë këtë ngarkesë që zhvillohet në aksin vertikal. Sipas njohjes që kemi ne, disa privatë i bëjnë mirë, e disa i bëjnë formalisht. Ne si institucion kërkojmë, që e pakta të bëjmë oponencën e këtyre studimeve. Pra, të gjitha studimet të vijnë të mbrohen këtu. Në një ballafaqim të tillë ne mund të shohim shpimin që mund të jetë kryer, llojin e punimeve etj, dhe të evidentojmë fare qartë kur studimet janë bërë fiktive ose ormale.
-A ka mundësi institucioni për të përballuar këto lloje studimesh ballafaquese? Sepse do të shkoni të bëni një çpim diku, nga një vend në tjetrin dhe ndërtime janë shumë. Pra, a keni forca ju për një punë të tillë voluminoze?
Nëse shteti jep fonde duke e vlerësuar këtë punë, ose duke ia marrë pagesën ndërtuesit, ose duke e caktuar si detyrim që të paguajë duke ardhur vetë këtu pranë shërbimit gjeologjik, kjo nuk ka arsye pse të mos arrihet.
- Sipas informacioneve që ju keni, a kryhen realisht analiza gjeologjike të shtresave të tokës ku do të bëhet ndërtimi?
Unë them që një pjesë i kryejnë e disa të tjerë, jo dhe fakti është i dukshëm, mënyra se si është ndërtuar.
-Vijnë të konsultohen me ju specialistët që punojnë me licenca?
Mund të them se, thuajse nuk vijnë fare. Në Shqipëri ka disa firma të fuqishme që kanë sjellë laboratore nga jashtë, që janë të kohës, por rreth 50-60% e studimeve kryhen formalisht.
-Nëse nesër qeveria ju thotë: “Urdhëroni dhe bëni studime”. A keni njerëz majftueshëm që të bëni analizat për gjithë këto ndërtime, dhe sa kohë kërkon një analizë?
Ne kemi forca, por duhet mbështetje sepse këto punë bëhen me laborator, (pasi analiza laboratorike është një ndër treguesit kryesorë të fushës së ndërtimit) dhe laboratori që ne kemi, është i vjetër i trashëguar 50-60 vjet përpara. Me këtë laborator kemi mbuluar analizat e ndërtimeve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sot ai kërkon një rikonstruktim të të gjitha pajisjeve e ambienteve. Ndërsa me specialistët që kemi këtu, është plotësisht e mundur të përballohen studimet e ndërtimeve në të gjithë vendin.
-Sa persona janë të licensuar gjithsej për të kryer studime gjeologjike?
Mundet 200-300 në të gjithë Shqipërinë. Dikush ka më shumë punë dhe e shfrytëzon këtë licencë, dikush më pak dhe ndoshta kryen dhe vetëm një studim në vit, sikurse ka inxhiniera që kryejnë 4-5 studime për një muaj.
-Sa është pagesa për një studim?
Pagesa varet nga numri i kateve. Afërsisht tek 10-15 mijë lekë të reja për një kat.
-Dhe, sa kohë duhet për një studim të tillë?
Për rreth 2 javë realizohet studimi sepse shpimet nuk janë më të thella se 10-15 metra dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 500 metra katrorë mund të kërkojë 3-4 shpime maksimumi. Por mund të bëhen edhe disa analiza njëkohësisht, sepse kampionët shkojnë në laborator dhe kthimi i përgjigjeve merret njëkohësisht.
-Ju keni edhe një departament të emergjencave civile. A keni evidentuar në të gjithë territorin e vendit, ndërtime që përbëjnë emergjenca për ndërhyrje dhe si keni vepruar?
Qindra raste shtëpish në rrezik shembjeje, janë tashmp të evidentuara prej nesh. Por Emergjenca Civile nuk funksionon as si emergjencë dhe as si plan për t u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar. Rastet e shtëpive private me shkarje që kemi sinjalizuar, nuk janë marrë në mbrojtje nga pushteti lokal
-Ju, si institucion, a mund të vini në dispozicion një numër telefoni për qytetarët që ndjehen të rrezikuar, që kanë vënë re plasaritje të mureve, që kanë kate shtesë në pallate, apo nuk janë të qartë se kanë ndërtuar vetë drejt, etj.?
Gjatë kohës që unë kam qenë drejtor i këtij institucioni, praktika ka qenë e tillë: Ekziston një drejtori emergjencash tek pushteti lokal, tek Ministria e Brendshme, që mbulon gjithë emergjencat e Republikës. Praktika ishte që gjithë komunat e vendit merrnin ankesat e qytetarëve dhe ia drejtonin drejtorisë së emergjencave. Drejtoria e emergjencave ia transmentonte Shërbimit Gjeologjik për të bërë studim për një shkarje që mund të ketë ndodhur në një shtëpi. Drejtori i përgjithshëm me stafin e përbërë prej 2-3 specialishtësh bënte verifimimin në vend dhe jepte përfundimin se çfarë e ka shkaktuar shkarjen dhe nëse kjo shtëpi mund të qëndrojë gjatë apo duhet lëvizur familja, apo do të merren masa parandaluese nga bashkia a komuna për të frenuar këtë problem gjeo-dinamik.
-Aty ku problemi shfaqet dhe ky ju thoni se do të merret një masë, njerëzit e prekur nga problemi me të drejtë do të pyesin: Po pas kësaj, a jemi të mbrojtur? Sepse ata duan garanci për jetën, nuk mund të jetojnë në panik.
Ne kemi kryer disa studime për fenomenet gjeo-ionamike për shtëpitë private të ndërtuara nga vetë qytetarët. Mund të kemi kryer me qindra të tilla, por pushteti lokal nuk ka marrë asnjë masë për ta parandaluar shembjen apo për ta transferuar ato familje… Ne nuk dëshirojmë të kemi raste shembjesh, por mund të kemi prapë të tilla.
-A mund të shkurtohet zinxhiri i kontaktit të qytetarit me shërbimin geologjik shqiptar? Kjo do t ju shërbente jo vetëm për të ndërhyrë me studime, por edhe për të patur paraprakisht një hartë, apo listim të zonave e më me detaj, të ndërtimeve që kërkojnë të parat ndërhyrje urgjente. Mundësia e kontaktit direkt me shërbimin gjoelogjik shqiptar do të evitonte raste si ai i bashkisë së Gjirokastrës, që mohoi se i kishte ardhur ankesa e banorëve mund të përsëritet.
Shqipëria është e mbushur me qindra e mijëra ndërtime pa leje. Edhe gjeologu kur shkon, shikon nga jashtë, gjërat makroskopike, por nuk di se sa të thella janë bërë themelet, flasim për rastet e lejeve formale. Pra, duhen edhe fondet për këto studime, ndryshe nuk mund të flasësh as për emergjenca as për studime rutinë.
-Kur folët për ndërtimet e bëra nga vetë qytetarët, mendja na shkon tek shtëpitë 2-3 katëshe. Janë edhe ato në “tavën” e rrezikut?
Ndërtimet e tilla nuk janë të përjashtuara nga rreziku. Janë dissa faktorë që kushtëzojnë shembjen dhe jo vetëm numri i kateve. Problemi është se pjesa më e madhe, rreth 70-80 përqind e ndërtimeve të bëra nga vetë familjarët, nuk kanë fare studime inxhinierike.
-Ndërtimi në zona që kanë erozion, si në bregdet, a i bën fajtorë nesër njerëzit që ndërtojnë për vete si dhe firmat ndërtuese?
Koncepti i ndërtimit është i gjerë. Kudo mund të ndërtohet, por rëndësi ka si ndërtohet për t iu përshtatur terrenit. Ka teknologji ndërtimi për ndërtim edhe në zona me erozion. Nëse vendosen pilota që kalojnë trashësinë e deluvioneve, të shtresave të rrëshqitshme dhe kapin shtresat që janë të sigurta, ndërtimi qëndron në këmbë. Prandaj ka rëndësi studimi inxhiniero-gjeologjik.
Shumë vonë. 70% e ndërtimeve në rrezik nuk kanë zgjidhje gjeologjike
Urgjent vendimi i qeverisë për të ndalur ndërtimet në zonat e rrezikut
Pas 18 vitesh, janë mijëra ndërtime të banuara, të cilat nuk mund të prishen dhe as të forcohen nga themelet
-Nëse nisni sot të veproni të mbështetur nga qeveria, për të meremetuar gjithçka të nisur shtrembër, për të eliminuar të gjitha rastet e rrezikut të shembjes së banesave, duke verifikuar të gjitha lejet gjeologjike, sa kohë do t ju duhej dhe sa forca?
Duhet një punë 5-vjeçare me një ekip 3-4 fish më të madh se ky që ka sot Shërbimi Gjeologjik për të kontrolluar të gjitha ndërtimet, vilat, pallatet, etj. për gjithë Shqipërinë. Por problemi është se këto ndërtime që janë bërë, nuk kanë zgjidhje të plotë. Vetëm për 30-40% të tyre gjenden zgjidhje. Përshembull; zgjidhja mund të ishte një mur mbajtës në një kodër me terren flish, që mund ta bëjë bashkia apo komuniteti, ose mund të duhet një kanal vaditës sipër shtëpive, që të largojë ujërat të cilat dëmtojnë themelet. Por, në ndërtesë nuk ndërhyet dot për të shmangur rrezikun dhe janë 70% e rasteve që nuk kanë zgjidhje gjeologjike. Vetëm nëse njerëzve do t u thuhej të shpërnguleshin dhe këtë nuk pretendojmë dot se do ta merrte kush përsipër.
-Pra, ju thoni se është një fatkeqësi e ndërtuar dhe jemi shumë vonë për ta kthyer pas?
Absolutisht që jemi vonë, shumë vonë, jemi kujtuar pas 18 vitesh. Por ne shohim se po ndërtohet prapë intensivisht edhe në zonat e rrezikshme. Shteti duhet të ndalë thellimin e rrezikut për katastrofa. Nuk kanë rëndësi ato qindra milionë, që hedh ndërtuesi për një vepër, e rëndësishme është se ku ndërton. Sepse, nëse bëhet një ndërtesë 10-katëshe që ka 150 hyrje, po ndodhi një fenomen gjeo-dinamik, ai vjen duke u hapur e hapur, derisa ndodh katastrofa. Nuk ke se çfarë t i bësh.
Ja çfarë duhet të merret parasysh, për zgjedhjen e truallit të ndërtimit
Në një studim inxhiniero-gjeologjik janë disa faktorë që përcaktojnë ndërtimin ose jo të objektit në truall: Janë faktorët gjeomorfologjikë, dhe këtu merret parasysh pjerrësia e terrenit, duhen parë rrëshqitjet e vjetra, sepse mund të ketë një rrëshqitje të vjetër, që gjatë hapjes së atij trualli mund të riaktivizohet, duhet parë sizmiziteti i zonës, ose ku ka thyerje tektonike, ato përsëri shkaktojnë rrëshqitje. Të tjerë faktorë janë ata klimaterikë dhe trashësia e tokës vegjetale (pra, në një rajon ku ka ngrica, probleme lagështie, lëngëzohet ky truall i bazamentit dhe si pasojë e lëngëzimit dhe ngricës, ai bymehet gjë që shkakton plasjen e themeleve). Tjetër faktor hidrogjeologjik, këtu shihet niveli i ujërave nëntokësorë. Nëse niveli i themelit është afër nivelit të ujërave nëntokësorë, nuk bëhen studime, shihet edhe cilësia e ujërave nëntokësorë, nëse përmbajnë squfur, dioksid karboni këto ndikojnë negativisht. Faktorë kryesorë janë faktorët fiziko-mekanikë të truallit, që përcakton llojet e trashësitë e shtresave, dhe për çdo shtresë, parametrat fiziko-mekanikë si densitetin, peshën volumore, lagështinë, kohezionin, rezistencën në shtypje, në ngjeshje etj. Të gjitha këto merren parasysh para se të ndërtohet apo të vazhdohet një ndërtim.
Rëndësi për ndërtimin e një bazamenti ka edhe afërsia me një bazament të një ndërtese tjetër, sepse zona e influencës tek një truall ku është ndërtuar një objekt, do të ndikojë gjatë gërryerjes së formacionit të ri. Kështu, fillojnë të lëvizin shtresat e tokës…
Shërbimi Gjeologjik në 60 vjet, asnjë incident
Shërbimi Gjeologjik ka patur disa reforma dhe nga 600 inxhinierë që kishte në vitet 90, tani ka 130.
Shërbimi Gjeologjik është riorganizuar rreth një muaj më parë. Në këtë institucion përfshihej brenda drejtorisë civile, sektori i gjelogjisë civile, urbane dhe të emergjencave. Deri një muaj përpara quhej Drejtoria e Gjeologjisë Civile –Urbane dhe e Rreziqeve Natyrore, kurse tani quhet Departamenti i Gjeologjisë Inxhinierike dhe Emergjencave. Ky institucion, i krijuar 60 vjet përpara, ka qenë i atashuar pranë Ministrisë së Ndërtimit. Objekti i punës së tij kanë qenë studimet gjeologo-inxhinierike të të gjitha veprave hidroteknike, (veprave industriale, të bonifikimit, kanalet ujitëse), studimet e të gjitha veprave social-kulturore, dhe po ashtu, studimet gjeologjike të të gjitha banesave nga jugu në veri, për të dhënë garancinë e ndërtimit. I pyetur për funksionin e këtij institucioni, nëse gjatë kohës që ky institucion ka funksionuar kështu, ka pasur a jo avari në ndërtime, ish-drejtori i Gjeologjisë Civile dhe Rreziqeve Natyrore, Gjovalin Leka, tashmë në departamentin e mineraleve dhe hidrokarbureve, tregon se problemet kanë qenë sporadike, jo të këtij niveli tragjik, që ka sjellë shqetësim qoftë në popullatë, qoftë tek specialistët që ndiejnë problemet profesionale.
Deklarata e ndërtuesve
Urdhri që i thotë “Ndal!” firmave që ndërtojnë pa standarde!
Shoqata e Ndërtuesve ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër me shembjen e një pallati nga punimet që po kryheshin pranë tij. Fatkeqësi të tilla na kthejnë vëmendjen tek fakti se jeta e një njeriu është më e rëndësishme sesa çdo ngrehinë. Shoqata nga ana e saj do të vërë në dukje se është e dhimbshme që ne kujtohemi vetëm në raste tragjedish të tilla për të ndarë përgjegjësitë dhe për të rritur standardet e punës. Shoqata ka si objekt të saj kryesor ndërtimin me cilësi dhe me standarde të larta duke respektuar ligjet në fuqi dhe normat e BE-së për ndërtimin. Por ndodh shpesh që kompani të ashtuquajtura fantazëm që ngrihen dhe vdesin me ndërtimin e një pallati, marrin përsipër të ndërtojnë vepra jashtë kapaciteve të tyre. Shoqata e Ndërtuesve është e gatshme të marrë përsipër krijimin e një institucioni ndoshta në formën e një Urdhri, ku kompanitë do të marrin vlerësimin real për punën që janë të afta të bëjnë. Sepse, sot ndodh që një shoqëri që ka ndërtuar vetëm një magazinë, të marrë përsipër të bëjë pallate shumëkatëshe apo vepra të tjera publike ku mundësitë për fatkeqësi janë shumë të mëdha.
Në një vepër që ndërtohet, janë të pranishëm shume profesione dhe secili prej tyre kërkon një kualifikim të veçantë i cili duhet të jetë i matshëm dhe i vlerësuar nga një institucion i specializuar. Vetëm pak kohë më parë, qeveria me një të rënë të lapsit, fshiu disa leje dhe licenca shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sektorin e ndërtimit. Mund të marrim një shembull tipik, që ka të bëjë me patentën e manovratorëve të makinerive të rënda, e cila nuk jepet më. Tashmë, askush nuk të pengon të ushtrosh këtë profesion pa kaluar në kursin përkatës që bëhej pranë SHNSH. Po kështu, janë edhe një sërë licencash dhe lejesh për ushtrimin e profesionit, të cilat janë të domosdoshme për të kontrolluar të gjitha hallkat e ndërtimit dhe rritur përgjegjësinë e secilës palë. Shoqata e Ndërtuesve me kapacitetet e saj është plotësisht e aftë që të marrë përsipër kualifikimin dhe patentizimin e këtyre profesioneve duke e liruar administratën nga ngarkesa të tillë, por duhet një vullnet më i madh për të marrë në konsideratë këto probleme dhe për t i zgjidhur, në mënyrë që të jemi parandalues dhe jo pritës të fatkeqësive të rënda, të cilat nuk kthehen mbrapsht.
Vetëm pak kohë më parë, qeveria me një të rënë të lapsit, fshiu disa leje dhe licenca shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sektorin e ndërtimit. Mund të marrim një shembull tipik, që ka të bëjë me patentën e manovratorëve të makinerive të rënda, e cila nuk jepet më. Tashmë, askush nuk të pengon të ushtrosh këtë profesion pa kaluar në kursin përkatës që bëhej pranë SHNSH
Mbyllja e Institutit
Instituti i Gjeologjisë dhe Minierave këto vite u duk se ishte “jashtë mode”, i panevojshëm dhe si një çiban në kurriz të shtetit e të shoqërisë. Por u desh një faktkeqësi që shteti dhe shoqëria të kujtohen se gjeologjia nuk ka qenë një “luks” për vendin dhe se pa studime gjeologjike e ka punën keq jo thjesht industria e vendit, por drejtpërdrejt jeta e qytetarit. “Nën sipërfaqen e tokës ku hedhim hapin, poshtë 50 cm çdo gjë është gjeologji”, thotë Gjovalin Leka
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008