Ndihma ekonomike, "fluturojne 5700 familje nga skema
Rreth 5700 familje ne te gjithe vendin jane perjashtuar nga skema e ndihmes ekonomike gjate vitit 2008. Kjo, pasi ata e perfitonin nje ndihme te tille ne menyre abuzive, duke i shkaktuar shtetit nje dem prej disa miliona lekesh. Lajmin e ka bere te ditur drejtori i ndihmes ekonomike ne Sherbimin Social Shteteror, Leonard Strazimiri. Keshtu, ai ka bere me dije se numri me i madh i abuzuesve, i perket Qarkut te Elbasanit. Strazimiri eshte shprehur se nga verifikimet qe jane bere, ka rezultuar se mjaft familje qe perfitonin ndihme ekonomike, kishin parregullsi, madje nje gje e tille ka ndodhur edhe ne dokumentacionin e personave me aftesi te kufizuar. Sikurse behet e ditur, aktualisht, numri aktual i familjeve qe perfitojne ndihmen ekonomike ne te gjithe vendin eshte afro 93 mije. Sa i perket objektivave qe i ka vendosur vetes per vitin 2009, burime nga Sherbimi Social Shteteror theksojne se do te ushtrojne me me force kontrollet, me qellim shmangien e perfitimeve te padrejta nga skema dhe dhenien e saj per personat qe vertete kane nevoje. Per te perfituar ndihmen ekonomike, kriteret vazhdojne te jene te njejta. Keshtu, mesohet se familjet duhet te jene pa te ardhura ose me te ardhura te pamjaftueshme. Nderkaq, perfitojne edhe jetimet e papune mbi 25 vjec, jetimet e moshes 18-25 vjec, te cilet nuk jane vendosur ne institucionet e sherbimeve shoqerore ose ne kujdestari si dhe prinderit e femijeve trinjake e me shume, qe i perkasin familjeve ne nevoje.