Fatmir Limaj shpallet i pafajshem
Deputeti i Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj u shpall sot i pafajshem per te gjitha akuzat per krime lufte. Trupi gjykues i drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin ligjit e shpalli ate te pafajshem bashke me tre ish bashkeluftetare te tij Nexhmi Krasniqi Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Pak pas lirimit zoti Limaj shprehu besimin se sic tha perfundimisht per te gjithe ata te cilet kane pasur fatkeqesisht dilema deri me tani edhe pas 12 vjeteve se dita e sotme dhe ky vendim tregon edhe nje here qarte qe lufta jone clirimtare ka qene e drejte dhe e paster.
Ne veren e vitit te kaluar zoti Limaj dhe nente pjesetare te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves u akuzuan per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit te atij viti ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.
Me 30 mars te ketij viti gjashte nga te akuzuarit u shpallen te pafajshem ndersa gjykata vendosi qe procesi gjyqesor per krime lufte kunder deputetit Fatmir Limaj dhe tre bashkeluftetareve te tij te vazhdoje meqe sic ishte thene per shkak te pergjegjesive komanduese gjate luftes duhet te shqyrtohen disa dyshime qe kane te bejne me veprimet e tyre.
Prokurori i ceshtjes kishte refuzuar nderkohe kerkesen e trupit gjykues per ndryshimin ne aktakuzes dhe sot procesi u shpall i mbyllur me pafajesine e te akuzuarve.
Akuza e cila u hodh poshte nga trupi gjykues mbeshtetej kryesisht mbi deshmite e nje ish pjesetari te Ushtrise lirimtare Agim Zogaj i cili qe bere i njohur si deshmitari X deri ne muajin shtator te vitit te kaluar kur kreu vetevrasje ne Gjermani. Ai ishte derguar atje nga autoritetet e EULEX-it ne cilesine e deshmitarit te mbrojtur. Ai per nje kohe kishte mbajtur ditar ku kishte shenuar ngjarjet e perfshira ne akuze. Me 21 mars te ketij viti pohimet e deshmitarit u shpallen te papranueshme nga gjykata.
Kjo eshte hera e dyte qe Fatmir Limaj shpallet i pafajshem nen akuzat per krime lufte. Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftes si komandant eliku i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.