E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Mediu Marreveshja per reformen zgjedhore zgjidhet mes PS-se dhe PD-se

Fatmir Mediu kryetar i Partise Republikane tha se reforma zgjedhore do te jete perseri nje produkt i marreveshjes mes dy partive te medha pra Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Sipas tij arsyeja pse ne komisionin ad hok te reformes zgjedhore nuk ka asnje perfaqesues te partive te vogla eshte fakti qe partite e medha duan perseri te vendosin vullnetin e tyre ne qender te kesaj reforme. Perseri kodi zgjedhor do te zgjidhet mes ketyre dy partive thote kreu republikan. Ai shton se qe nga mbledhja e pare e komisionit per reformen elektorale partite e vogla nuk jane lajmeruar dhe vene ne dijeni per asnje nga rezultatet e kesaj mbledhje. Mediu vijon se reforma duhet te jete gjitheperfshirese dhe me standarde. Te njejten gje ka theksuar edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne mbledhjen e fundit te ketij komisioni.

Kreu republikan tha se kete mendim jo vetem ai dhe partia qe drejton por edhe partite e tjera te vogla te majta dhe te djathta dhe se ai shprehet edhe ne emer te tyre. Duke e kaluar ceshtjen e mosperfaqesimit ne kete komision ministri Mediu vazhdon me tej ne piken se partite e vogla duhet te vihen ne dijeni per ceshtjet qe diskutohen ne komision dhe se deri tani nuk ka pasur asnje komunikim politik ose teknik. Me heret edhe kryetari i PPDNJ-se Vangjel Dule eshte shprehur kunder realizimit te reformes zgjedhore nga dy partite e medha. Ai ka deklaruar se kreu socialist Rama nuk pranon asnje keshille nga partite e vogla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›