Kryeministri Berisha ne gjendje te mire fillon punen normalisht

Gjate dites se djeshme kreu i qeverise ka vijuar normalisht punen ne zyren e tij ku ka pritur edhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli kreun e bashkise Lulzim Basha si dhe zv/kryeministrin Edmond Haxhinasto
Kryeministri Sali Berisha i eshte rikthyer normalisht punes gjate dites se djeshme. Gjate festimeve te Partise Demokratike per 21-vjetorin e themelimit te saj kreu i qeverise pati nje moment dobesie ne fund te fjalimit te tij. Sipas burimeve nga zyra e Kryeministrise kreu i qeverise gjate dites se djeshme ka filluar punen normale te tij duke u paraqitur ne pune si cdo here. Gjithashtu ai ka pritur gjate dites se djeshme edhe drejtues te larte te shtetit si kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli kreun e Bashkise Lulzim Basha dhe zv/kryeministrin njekohesisht dhe minister i Jashtem Edmond Haxhinasto te cilet shkuan per te pare edhe nje here gjendjen e kreut te qeverise. Gjithashtu mesohet se ajo qe ndodhi te henen ne mbremje erdhi si pasoje e nje gjendje te lehte gripale per te cilen ishte mjekuar edhe para festave te nentorit. Nga te njejtat burime mesohet se Kryeministri Berisha gjate dites se diel ka qene duke pushuar ne Dajt ndryshe nga sa eshte mesuar ne media te ndryshme se ai ka qene ne spital. Burimet jane shprehur per standardin se Kryeministri Berisha gjate mbremjes festive te 21-vjetorit te themelimit te PD-se ka qene pak i lodhur per shkak te angazhimeve te tij politike gjate 3 javeve te fundit ku duhet permendur vizata ne Izrael dhe se fundmi ajo ne France perfshire ketu edhe gjendjen e tij gripale te cilat kane ndikuar ne shendetin e tij. Mjeku i njohur njekohesisht dhe deputet i Partise Demokratike Tritan Shehu i cili ka qene nje nga personat e pare qe ka vizituar kreun e qeverise ne apartamentin e tij u shpreh se gjendja e Kryeministrit eshte normale dhe se te gjitha analizat mjekesore qe i jane bere kane qene ne rregull. Megjithate ai eshte detyruar qe te ndryshoje axhenden e tij pasi ka anuluar viziten qe kishte planifikuar per ne Mal te Zi ku kishte parashikuar te zhvillonte nje sere takimesh me personalitete te larta te politikes malazeze. Axhenda intensive e takimeve me kreret e partive politike shqiptare qe ishte planifikuar ne kete vizite duket se ka bere qe Kryeministri te anuloje viziten e tij per shkak te situates shendetesore.
Cfare ndodhi
Kreu i qeverise u detyrua qe te nderprese fjalimin e tij para deputeteve dhe simpatizanteve demokrate gjate festimeve te 21-vjetorit te themelimit te Partise Demokratike per shkak te nje gjendje dobesie. Nderkohe qe ka qene vete zyra e shtypit te Kryeministrit e cila ka njoftuar mediat menjehere pas kesaj ngjarjeje se kreu i qeverise eshte ne nje gjendje mjaft te mire shendetesore dhe se pas largimit nga Pallati i Kongreseve ne te cilin ishte organizuar festa ka shkuar ne apartamentin e tij duke hedhur poshte informacionin se kreu i qeverise ishte shoqeruar nga ambulanca ne drejtim te Spitalit Amerikan pasi gjendja e tij shendetesore ishte renduar. Zoti Berisha eshte mire ndersa eshte shoqeruar per ne banesen e tij. Kryeministri Berisha pati nje gjendje lodhjeje ne perfundim te fjales se tij me rastin e 21-vjetorit te PD-se. Pas nje konsulte mjekesore u konstatua nje gjendje lipotimie dobesie e lidhur me nje viroze per te cilen Kryeministri eshte mjekuar gjate diteve te fundit. Konsulta mjekesore tregoi parametra normale dhe gjendje te stabilizuar - raportoi zyra per shtyp e Kryeministrit.
Kryeministri Berisha gjate dites se diel ka qene duke pushuar ne Dajt ndryshe nga sa eshte mesuar ne media te ndryshme se ai ka qene ne spital
Kryeministri Berisha ka pritur ne zyren e tij diten e djeshme Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe kreun e bashkise Lulezim Basha te cilet kane qendruar per rreth 1 ore ne ambientet e Kryeministrise