E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB Shqiperia vendi qe ka ratifikuar Konventen per te Drejtat e Punetoreve Emigrante

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto se bashku me ministrin e Brendshem Bujar Nishani priten diten e djeshme ne nje takim raportuesin e posacem te OKB-se per te Drejtat e Emigranteve Fransua Krepo. Ky i fundit deklaroi se tashme misioni qe ai drejton eshte mbyllur me sukses dhe OKB-ja ka nje mendim te qarte se cfare ndodh ne Shqiperi. Haxhinasto e vuri theksin tek rendesia dhe perkujdesja qe qeveria ka ndaj emigranteve. Per kete arsye - tha ai - qeveria po ndermerr te gjitha hapat e nevojshme ne menyre qe legjislacioni qe lidhet drejtperdrejt me emigrantet te jete sa me koherent dhe te plotesoje te gjitha kerkesat dhe nevojat e tyre. Zevendeskryeministri vleresoi misionin e OKB-se duke thene se vizita te tilla kane nje rol kyc sa i perket vleresimit te punes se bere deri tani konkretisht ne fushen e te drejtave te emigranteve dhe asaj cka mbetet per tu bere ne te ardhmen. Ministri Haxhinasto e informoi raportuesin e OKB-se per perkujdesjen ne rritje ndaj emigranteve shqiptare vecanerisht ne drejtim te njohjes se kontributeve te sigurimeve te dhenies se pasaportave biometrike apo mesimit te gjuhes shqipe. Krepo shprehu vleresim te vecante per nivelin e larte te bashkepunimit te te gjitha instancave shteterore. Raportuesi i posacem pergezoi qeverine shqiptare per kuadrin e gjere normativ te vendit tone sa i perket te drejtave te emigranteve. Ai u shpreh se te gjitha ligjet aktet normative strategjite dhe planet e veprimit ne kete fushe kane nje vizion te qarte dhe jane te qendrueshme. Ne fjalen e tij ai theksoi se Shqiperia eshte nje nga dy vendet e vetme ne Evrope dhe ne Ameriken Veriore qe ka ratifikuar Konventen e OKB-se per te Drejtat e Punetoreve Emigrante. Ne mbledhje ishin gjithashtu te pranishem dhe perfaqesuesja e perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Tirane dhe perfaqesuesja e zyres se Komisarit te Larte per te Drejtat e Njeriut. Raporti do te behet publik ne qershor te vitit 2012 ne sesionin e ardhshem te OKB-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›