E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e Jashtme ratifikon tri konventa nderkombetare

Komisioni per Politiken e Jashtme shqyrtoi dhe miratoi dje projektligjin Per ratifikimin e konventes rajonale per rregullat preferenciale Pan-Euro-Mesdhetare te origjines projektligjin Per ratifikimin e Protokollit te Privilegjeve dhe Imuniteteve te Qendres per Zbatimin e Ligjit ne Evropen Juglindore si dhe projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne ndryshimet e Konventes per krijimin e Keshillit te Bashkepunimit Doganor bere ne Bruksel me 15 dhjetor 1950. Pjesemarrja konventen Pan-Euro-Mesdhetare jep mundesine per zgjidhjen e nje sere problemesh te importeve dhe eksporteve shqiptare. Ndersa aderimi ne ndryshimet e konventes per krijimin e Keshillit te Bashkepunimit Doganor ben te mundur qe shtetet pale te japin ndihmen e kerkuar ne interes te tregtise nderkombetare duke nxitur bashkepunimin ndermjet qeverive te cdo pale kontraktuese per te siguruar shkallen me te larte te harmonizimit dhe uniformitetit te sistemit te tyre doganor dhe legjislacionit doganor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›