Fatmir Mediu më në fund shkel në Gjykatë, i mituri nuk pranoi faljen e ministrit

Tiranë, 25 janar NOA Ish-ministri i
Mbrojtjes, Fatmir Medium më në fund paraqitet para gjykatës.
Ka qenë seanca e pajtimit me vogëlushin 11-vjeçar
Rogers Durda i cili ka hedhur në gjyq ish-ministrin, pasi mbeti i plagosur nga
tragjedia e Gërdecit në mars të vitit 2008.
I shoqëruar nga truprojat dhe dy avokatët e
tij mbrojtës, Fatmir Mediu ka mbërritur në Gjykatën e Lartë për të qenë i
pranishëm në seancën pajtimore me dy nga të plagosurit në tragjedinë e Gërdecit,
të cilët kërkojnë heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes.
Ka zgjatur rreth katër orë seanca
gjyqësore ku Mediu qëndroi para trupit gjykues dhe kërkoi falje për atë që
ndodhi ku mbetën të plagosur shumë persona mes tyre edhe 11-vjeçari Rogers
Durda.
Sikurse e kishte caktuar në listën e gjyqeve,
seanca e parë ishte ajo e palës së dëmtuar, ku paditës është 11-vjecari Rogers
Durda i cili në gjyq përfaqësohej nga i ati.
Në seancën e pajtimit i ati i të miturit ka refuzuar të pajtohej duke këmbëngulur
që gjykata ti heqë imunitetin Mediut
Ndërkohë që Mediu është paditur edhe nga një tjetër e dëmtuar, Alketa Hazizaj.
Seanca e pajtimit do të zhvillohet 15 shkurt.
k.k/NOA