Policia e Tiranës gjobit 2173 shoferë gjatë fundjavës, kryen shkelje rrugore

Tiranë, 25 janar NOA Policia e Tiranës ka gjobitur
gjatë fundjavës 2173 drejtues mjetesh pasi shkelën rregullat e qarkullimit
rrugor, ndërsa vazhdon aksionin ndaj shoferëve debitorë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po
vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në
shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo dege të
Postës Shqiptare.
Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për
parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen
e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim
parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së
rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit
të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu,
kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo
parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës thuhej Në deklaratën e policisë së
kryeqytetit lëshuar ditën e sotme.
kështu gjatë fundjavës janë gjobitur 2173 drejtues mjetesh ndërsa janë
pezulluar 37 leje drejtimi.
k.k/NOA