Kërkohej nga policia për mashtrim, arrestohet 45-vjeçari

Tiranë, 25 janar NOA Një 45-vjeçar i
shpallur në kërkim nga policia për mashtrim është arrestuar mbrëmë.
Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar realizoi
mbrëmë ndalimin e 45-vjeçarit Shpëtim Baliaj, 45 vjeç, lindur në Tropojë dhe
banues në Tiranë, i proçeduar më parë.
Ndalimi i tij u krye sepse dje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar
urdhrin e ekzekutimit të vendimit penal pasi më datë 19 maj të vitit 2008,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar Baliajn me 1 vit e 6 muaj burg,
duke e akuzuar për veprën penale të Mashtrimit.
Ndërkohë, Gjykata bashkon dënimin e ri prej 1
vit e 6 muaj me dënimin e mëparshëm prej 3 vitesh burgim, dhënë në ngarkim të 45-vjeçarit
me vendim të datës 09 tetor 2006, të Gjykatës së Apelit, duke caktuar për të
dënuar një dënim të vetëm prej 3 vjet e 6 muaj burg.
k.k/NOA