Plagosja e shefit të krimeve të Lushnjes, identifikohet autori i dyshuar

Fier, 25 janar NOA/UDATE Policia e Fierit, ka
mundur të identifikojë vetëm pak orë pas ngjarjes, autorin e dyshuar që qëlloi
me pistoletë mëngjesin e sotëm shefin e krimeve të Lushnjes.
Burime nga policia thanë për agjencinë e
lajmeve NOA se shefi i krimeve Altin Hadëri dyshohet të jetë plagosur me
pistoletë nga 32-vjeçari Robert Genica i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Policia deklaroi se ngjatja ka ndodhur pas një
konflikti mes palëve ndërsa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të
sotëm në qytetin e Fierit, ku nga një goditje me armë zjarri ka mbetur i
plagosur shefi i Krimeve të Lushnjës, Altin Hadëri.
Hadëri u plagos nga një plumb në bark, dhe mas
ndërhyrjes mjekësore arriti ti shpëtonte rrezikut për jetën.
Ndërkohë forca të shumta policia janë
angazhuar për të lokalizuar vendndodhjen e të kërkuarit me qëllim arrestimin e
tij.
k.k/NOA