Fatmir Mediu për herë të parë në Gjykatën e Lartë për çështjen e Gërdecit
Në Shqipëri Gjykata e lartë zhvilloi sot një seancë pajtimi mes ish
ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe 12 vjecarit Roxhers Durda, i
dëmtuar gjatë shpërthimit në fabrikën e municioneve të Gërdecit, i cili
e akuzon zotin Mediu për plagosje të rëndë.Sot ishte hera e parë që zoti
Mediu paraqitej në Gjykatën e Lartë për çështjen e Gërdecit. Falë
imunitetit parlamentar të fituar pas zgjedhjeve të 28 qershorit, me
vendim të po kësaj gjykate, ai u la jashtë procesit gjyqësor për
shpërthimin e fabrikës së municioneve. Seanca me dyer të mbyllura ka
zgjatur gjatë dhe në përfundim të saj i jati i 12 vjecarit Durda tha se
nuk kanë pranuar ndjesën e zotit Mediu dhe kanë kërkuar vazhdimin e
procesit. Një tjetër seancë e ngjashme do të zhvillohet sërish në
Gjykatën e Lartë, duke qenë se zoti Mediu është paditur edhe nga një
tjetër e dëmtuar e Gërdecit, Alketa Hazizaj. Më pas gjykata do të
vendosë nëse do të nisë apo jo një proces gjyqësor dhe nëse po, ajo do
të duhet të kërkojë heqjen e imunitetit për zotin Mediu.//lk