Intervistë me Drejtorin e Emergjencave Civile, zotin Alfred Olli
Rreth 150 komisionerë nisën sot procesin e vlerësimit të dëmeve të
shkaktuara nga përmbytjet e këtij fillimviti, në 9 komuna dhe disa
lagje periferike të qytetit të Shkodrës. Qeveria shqiptare ka premtuar
kompensimin e plotë të dëmeve materiale të shkatuara nga këto
përmbytje. Drejtori i Emergjencave Civile, zoti Alfred Olli tha sot
gjatë një interviste me korrepondentin e Zërit të Amerikës, Pellumb
Sulo, se ky proces do të përfundojë brenda dy javëve të ardhëshme dhe
se banorët që u dëmtuan nga këto përmbytje do të kenë një llogari
bankare ku do të derdhet vlera e dëmit që u është shkatuar.