“Fshirja e mbivendosjeve dhe regjistrimi fillestar, objektivat kryesorë të ZQRPP-së

Kryeregjistruesi Arben Qirjako, flet për arritjet e vitit 2009 dhe prioritetet e vitit të 2010, në sistemin e regjistrimit të pasurive të patundshme Brenda vitit 2011, sistemi në zyrat vendoret të regjistrimit të Tiranë dhe në Durrës do të jetë sistem dixhitalizimiSecili qytetar mban mend sorollatjet pa fund në dy ert e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ku jo vetëm nuk zgjidhnin dot punët e tyre por binin dhe preh e sekserëve të cilët përfitonin fal abuzimit me premtimin se do iu mbaronin punë shpejt nëse paguanin. Sot situata është krejt e ndryshme. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht dhe një meritë të padiskutueshme për këtë reformë të kryer ka Kryeregjistruesi i Republikës Arben Qirjako. Madje fal një drejtim krejt profesional dhe guximit për të vënë bisturinë mbi abuzimet me pronat në një intervistë për gazetën “55” z.Qirjako premton fshirjen e mbivendosjeve te pronave dhe regjistrimin fillestar si dy nga shumë objektivat e ZQRPP. Ja si shprehet më tej ai. Viti i ri ka nisur me një vlerësim pozitiv për punën e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, ku vetëm pak ditë më parë, në indeksin vjetor për “Lirinë Ekonomike” të publikuar nga Fondacioni “Heritage”, evidentohej se, “regjistrimi i pasurisë është përmirësuar”. çdo të thotë për ju ky vlerësim?Ky vlerësim, do të thotë një certifikim në përgjithësi, i punës dhe reformave në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Patundshme. Më konkretisht, ky vlerësim ka ardhur për shkak të reformës së ndjekur në sistemin e regjistrimit të pasurive të patundshme. Kjo reformë, nga ana tjetër ka të bëjë me modernizimin e sistemit, ka të bëjë me procesin e nisur për regjistrimin fillestar të rreth 500 mijë pasurive të patundshme, falë edhe projektit LAMP të Bankës Botërore dhe bashkëpunimit me Zyrën Suedeze të Regjistrimit të Pasurive, “Lantmäteriet”.Në një analizë të shkurtër të punës së Zyrës Qendrore të Pasurive të patundshme, cilat do të rendisnit ju si rezultate, apo prioritetet mbi të cilat keni vënë edhe më shumë theksin?Gjatë analizës së punës së bërë në Zyrën e Qendrore të Regjistrimeve të Pasurive të Patundshme, gjatë vitit 2009 janë kryer rrethe 550 mijë veprime për qytetarët, me një mesatare përafërsisht për punonjës, rreth 6.5 praktika në ditë. Këtu nuk përfshihet informacioni që duhet të japim për ALUIZNI-n, Agjencinë e Kthimit të Pronave, Drejtorinë e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Agjencinë e Trajtimit të Kredive, Prokurorisë dhe shumë institucioneve të tjera. Gjatë vitit 2009, theksi më i madh është vënë në shërbimin ndaj qytetarëve. Duke e konsideruar Zyrën e Regjistrimit një zyrë të shërbimit, është vënë theksi që qytetari mbasi të aplikojë ti kthehet përgjigje në kohë dhe në afat. Në disa zyra, që nuk janë shumë, ka pasur vonesa ndaj qytetarëve. Në këto zyra janë bërë disa kontrolle. Për këtë arsye gjatë vitit 2009 janë larguar 7 drejtues të Zyrave Vendore dhe Pasurive të Patundshme. Këtë lloj kontrollesh vazhdojnë akoma për të monitoruar punën e çdo zyre vendore.Në punën dhe projektet tuaja, cilin do të veçonit si problemin më të madh që meriton edhe vëmendjen dhe kujdesin më të madh për zgjidhje?Një nga problemet, që është i njohur tani, ka të bëjë me mbivendosjen e pronave të krijuar ndër vite në Zyrën e Regjistrimit. Zyra Qendrore dhe Zyrat Vendore po punojnë me intensitet në këtë proces. Dua të theksoj se ka edhe shifra konkrete. Që nga fillimi i këtij viti nga Zyra Qendrore kanë dalë 48 vendime për fshirjen e pasurisë të patundshme, për fshirjen e mbivendosjeve të krijuara për të njëjtën pasuri. Theksi më i madh që ne kemi si prioritet pune, ka të bëjë me modernizimin e sistemit. Dua të theksoj se ka përfunduar skanimi i të gjithë dokumentacioneve në dy zyrat vendore më të mëdha, atë të Tiranës dhe zyrën vendore të Durrësit, duke krijuar mënyrën digjitale në këto dy rrethe. Kjo të vazhdojë dhe në rrethet e tjera në vijim, në kuadër të programit LAMP dhe së bashku me Bankës Botërore ka filluar puna për regjistrimin fillestar në 22 zona kadastrale, që përfshinë pjesën urbane të qyteteve të mëdha. Ndërkohë janë në proces prokurimi 50 zona të tjera kadastrale duke llogaritur se janë rreth 400 mijë pasuri të cilat po kalojnë në procesin e regjistrimit fillestar të pronës. Vlen të theksoj bashkëpunimin shumë të ngushtë me Bankën Botërore dhe në bazë të një marrëveshje binjakëzimi me Zyrën e Regjistrimit të Suedisë, “Lantmäteriet”, e cila po asiston në krijimin e sistemit të dixhitalizuar dhe jemi në pikën, kur po merren vendimmarrje shumë të rëndësishme në Zyrën e Regjistrimit. Së bashku me grupin e IT-isë të Zyrës Qendrore dhe me punimet me ekspertët e Suedisë.Pretendojmë që brenda viti 2011-të, sistemi në zyrat vendoret të regjistrimit të Tiranë dhe në Durrës do të jetë sistem digjitalizimi. Këto janë prioritetet tona të cilët po punojnë intensivisht këtë vit. Ju referuat më sipër mbivendosjeve.Sa mund të jetë numri i përafërt i mbivendosjeve të pronave?Aktualisht nuk kam një numër të saktë. Ne vendimet tona i publikojmë edhe në Web-sitin zyrtar të Zyrës së Regjistrimit, për të qenë transparent me qytetarët dhe institucionet e tjera të kontrollit. Kërkesat janë të shumta. Kur them që në këtë fillimviti janë nxjerr 48 vendime, kjo shifër tregon se është një rendiment shumë i lartë nga ana e Zyrës Qendrore e Regjistrimin të Pasurive të Patundshme.Ky është një proces që vijon, ndaj edhe është vënë theks i madh në këtë gjë. Kuptohet se qytetarët kanë të drejtë të ankohen brenda 40 ditëve nga marrja e këtij vendimi pastaj mund ti drejtohen edhe gjykatave. Në çdo rast dhe para se të merret vendimi ne informojmë qytetarët e prekur për këtë gjë mbi vendimmarrjen që ne marrim.A ka një parashikim se sa do të zgjasë ky proces?Shpresojmë që brenda një kohe shumë të shkurtë të krijomë një regjistër unik për këtë gjë. Po punohet me intensitet të lartë. Nuk mund të përcaktoj një afat kohor sepse nuk e kam të saktë numrin e mbivendosjes të cilët mund të zbulohen nga momenti në moment, ose nga një kohë në tjetrën. Bëhet fjalë për zyra të cilat mund të jenë në Berat, Vlorë, në Fier, apo qytetet të tjera, të cilët mbasi konstatohen dërgohen në Tiranë për vendimmarrje në lidhje me mundësinë e përfshirjes si pasuri të patundshme.Përmendët procesin e digjitalizimit që do të thotë më shumë transparencë...? Sigurisht. Procesi i digjitalizimit ka disa të mira e para është transparenca, e dyta është një shërbim në kohë reale dhe së treti, kjo ka edhe një kosto më të lirë për qytetarët.Si dhe ku raportohet nga ana e Zyrës së Regjistrimit për të shmangur abuzimet?Ne raportojmë për shumë gjëra në zyrën e regjistrimit në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar dhe udhëzimevetë veçanta. Një institucion që ne kemi bashkëpunim shumë të fortë është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ku për çdo lloj transaksioni i një vlere të caktuar ne u raportojmë me njëherë....