E Diel, 1 Nëntor 2026

Bagdad: 36 vetë humbin jetën nga tre shpërthime të fuqishme

Tre shpërthime të fuqishme me bomba në Bagdad tronditën hotele dhe objekte
të tjera në kryeqytetetin irakian, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 36 vetëve
dhe plagosjen e 71 të tjerëve.

Zyrtarët irakianë thonë se autorët e sulmeve u dhanë makinave mbushur me
eksplozivë dhe i aktivizuan bombat njëra pas tjetrës para hoteleve Sheraton,
Babilon dhe al-Hamra të Bagdadit.

Disa sulme të koordinuara me bomba kanë shpërthyer në Bagdad që nga gushti,
duke shkaktuar qindra njerëz. Autoritetet irakiane kanë shprehur shqetësimin se
kryengritësit mund të ndërmarrin sulme për të sabotuar zgjedhjet parlamentare
të parashikuara për në 7 mars.

Në Uashington, sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se
zgjedhjet dhe të tjera hapa drejt një demokracie normale dhe funksionale në
Irak, janë arritje që i alarmojnë terroristët. //kk//                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›