E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Vata, 38-vjeçari ka ende “uri”



Fatmir Vata festoi si një i çmendur në tribunë fitoren 3-1 të Arminia Bielefeldit kundër Hansa Rostokut, por sulmuesi veteran shqiptar do të dëshironte të ishte në fushë. “Dëshira ime është ajo e përhershmja, që karrierën e futbollit ta përfundoj në Bielefeld”, - tha Vata për gazetën gjermane “Noje Vestfalishe”. Këtë dëshirë 38-vjeçari e ka bërë publike qysh në muajin qershor, kur ishte ne bisedime me ish-shokun e tij të ekipit, Detlev Damajer, drejtorin sportiv aktual të Arminias. “Nuk jam i zhgënjyer, por jam paksa i befasuar, që nuk ia arrita. Ky nuk është keqkuptim, nuk dua të asnjë reklamë për mua në gazetë”. Pas 88 ndeshjeve me Arminian, ku shënoi tetë gola, Vata mendon se mund të “ndihmojë akoma ekipin”. Sidomos në Bundesligën 2 dhe me përvojën e tij të madhe. “Unë e di se Fatmiri është një futbollist i mirë, por ne kemi të tjera ide”, - thotë Damajer, i cili ka luajtur gjashtë vjet së bashku me Vatën. “Duhet t’i japim një fillim të ri Arminias, dhe për këtë arsye kemi nënshkruar me pesë lojtarë të rinj, midis tyre Mikael Delurën (23 vjeç), Arne Faik (21) dhe Besart Berishën (24)”. Vata nuk ka ende një ekip, por Fatmiri thekson se ndihet me zemër sërish pjesë e Arminias. “Nuk dua të jem pjesë e formacionit bazë, por një dorë ndihmë edhe mund t’i jap trajnerit dhe klubit”, - përfundon Fatmir Vata, i cili sezonin e kaluar e mbylli te Tus Koblenzi.

14 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›