M.Shumaker: “Është një moment tragjik, jam shumë i hidhëruar, që nuk ia dola”
Mjeku i pilotit gjerman: “Qafa i shkakton shumë dhimbje”
“Shpreh hidhërimin tim më të madh dhe dëshiroj të falënderoj të gjithë ekipin e Ferrari. Më vjen shumë keq që nuk munda të kompletoj programin që kishim propozuar. Faleminderit dhe gjithë tifozëve që më kanë dhënë një mbështetje të madhe, më shumë se ajo që unë prisja”. Kjo ishte deklarata e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Mikael Shumaker, gjatë konferencës për shtyp në Gjenevë të Zvicrës, një ditë pasi gjermani kishte bërë publike se nuk do të garonte në Çmimin e madh të Valencias në Spanjë.
I TRISHTUAR - “Kisha një entuziazëm të madh, por nga testet e para në Muxhelo kuptova se diçka nuk shkonte me trupin tim. Është një moment tragjik, jam i trishtuar dhe i hidhëruar e i zhgënjyer. Nuk ishte qëllimi im të kthehesha në Formula 1, por dëshiroja të ndihmoja Ferrarin dhe miqtë e mi”, -tha Shumi. Johanes Peil, mjeku i Shumit prej nëntë vitesh, tha: “Mikael ka një fizik të madh dhe ka bërë gjithmonë jetën e një sportisti, po konsekuencat e rënies nga motmoti janë të pranishme. Ishte aksidenti më serioz në karrierën e tij. Theu vertebrën e shtatë dhe qafa i shkakton shumë dhimbje”.
BADOER - Njeriu që do të zbresë në pistë për të pasuar Shumakerin në vendin e Felipe Masës, është piloti kualidues i Ferrarit Luka Badoer. “Është një mik i shkëlqyer, është shumë i përgatitur, ka bërë shumë për të qenë në gjendje të garojë, është gjithmonë i përgatitur për të qenë në gjendje të garojë. Është e vërtetë që nuk garon prej kohësh, por një person si ai mund ta bëjë”, - tha Mikael Shumaker.
MASA - Ish-piloti i Ferrarit foli dhe për brazilianin Felipe Masa, i cili është ende në fazën e rikuperimit pas aksidentit në kualifikueset e Çmimit të Madh të Hungarisë. “Kemi qenë gjithmonë në kontakt, - tha shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, - jemi të lidhur nga një miqësi e madhe dhe kjo ishte arsyeja për të cilën u tregova i gatshëm për ta zëvendësuar. E di se akoma nuk mund të stërvitet në palestër, por është duke bërë shumë për momentin”.
Prost: “Vendimi i drejtë”
Ish-kampioni i botës në Formula 1, Alen Prost, deklaroi se Mikael Shumaker kishte marrë vendimin e duhur. Deklarata e francezit, katër herë kampion i botës, u publikua në gazetën “Le Parisien”. “Qafa është thelbësore për sportin tonë, dhimbja mund të provokojë vazhdimisht të vjella dhe shikimi mund të zbehet”, - tha 54-vjeçari. “Shumi nuk garon prej tre vjetësh, dhe kjo mund të jetë edhe një arsye tjetër”.
Lauda: “Shkatërrim për Ferrarin”
Niki Lauda ishte më pak i befasuari për rikthimin në pistë të Mikael Shumakerit dhe kishte thurur elozhe për tentativën e gjermanit. Por tani, ish-piloti i Ferrarit shprehu zhgënjimin e tij: “Shumi kërkoi të bënte më të mundshmen, kërkoi të rigjente formën, por për fat të keq aksidenti me motor ndikoi. Për Ferrarin ky është një shkatërrim, Badoer është vetëm një kualidator, nuk do të jetë i shpejtë. Do të jetë sikur do të garojë vetëm Kimi Raikonen”.
Lojtarët, si turistë luksi
Lojtarët e Interit dhe të Lacios, dy skuadrave italiane të Serisë A, që të shtunën e kaluar diskutuan në Pekin finalen e Superkupës së Italisë, nuk janë pëlqyer shumë në Kinë, pasi janë sjellë si “turistë luksi”. I këtij mendimi është Vang Bo, një nga shoqëruesit e lojtarëve, i cili i deklaroi ato për të përditshmen kineze “Notizie di Pechino”. Vang Bo nënvizoi se lojtarët e dy skuadrave “nuk kanë asnjë konsideratë për të ardhmen e tyre”. “Vetëm për verë, - theksoi ai, - shpenzuan 70 mijë juan (shtatë mijë euro”.
“Trofeu Tim”, anti-pasta e Serisë A
Interi, Juventusi e Milani do të zbresin në fushë të premten e ardhshme në stadiumin “Adriatico” të Peskarës, për edicionin e nëntë të trofeut “Tim”. Bëhet fjalë për një “anti-pastë klasike” verore të kampionatit italian. Në triangolare tradicionale, organizuar nga sponsori zyrtar i “Lega Calcio”, tri skuadrat do të sfidojnë në mini-ndeshje me nga 45 minuta. Trofeu i vitit të kaluar u fitua nga Milani.
13 Gusht 2009